Legjenda e futbollit egjiptian, Ahmed ‘Mido’ Hossam përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka një ndjenjë që Jose Mourinho do të rikthehet në Real Madrid dhe do të nënshkruajë me Mohamed Salah.
Në një postim në Twitter, Mido ka thënë se do të ishte i lumtur të shikonte bashkatdhetarin e tij duke luajtur për ‘Los Blancos’ dhe nën drejtimin e trajnerit të Romës, Jose Mourinho.
”Kam një ndjenjë që Mourinho do të kthehet në Madrid dhe do të nënshkruajë me Salah. Do të doja të shihja Salah duke luajtur për Madridin nën drejtimin e Jose,” shkruan ai.
Ky mendim i tij duket paksa befasues duke pasur parasysh se Salah para pak ditësh ka konfirmuar se me shumë gjasë do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm në ‘Anfield Road’.
Ndërkaq edhe portugezi, Jose Mourinho mbrëmë pasi fitoi Conference League me ‘Giallorosët’, në konferencën për shtyp pas ndeshjes deklaroi se është shumë i lumtur në Romë dhe nuk po mendon largimin.
Vlen të theksohet se Mido gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa klube angleze si Tottenham Hotspur, Middlesbrough, Wigan Athletic dhe West Ham United, kurse për Kombëtaren e Egjiptit në 51 paraqitje ka shënuar 20 gola. /gazetametro.net