Robert Lewandowski ka shprehur zhgënjimin e tij që nuk e fitoi “Topin e Artë” të vitit 2020.
Polaku ishte një prej sulmuesve më të mirë në botë gjatë kohës sa ishte te Bayern Munichi, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Gjatë asaj kohe ai ishte kandidati kryesor për të fituar çmimin më prestigjioz për futbollist, “Topin e Artë”.
Por, ceremonia e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë Covid-19.
“Sigurisht që do të doja të merrja ‘Topin e Artë’ një ditë. Mendoj se do të ishte radha ime më 2020 ose 2021”, tha Lewandowski në një intervistë për “Bild”.
“Viti 2020 i jashtëzakonshëm për mua, ishte niveli im më i lartë dhe fituam gjithçka”, shtoi ai.
“Nëse do të merrja ‘Topin e Artë’ e vitit 2020 katër vjet më vonë, nuk do të ndihesha i ofenduar, do të ishte një nder i madh të pranoja çmimin”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës.
Me 55 golat e Lewandowskit në të gjitha garat në sezonin 2019/20, Bayern Munichi fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.