Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lladrovci: Marre kush punoi për ftohje të raporteve kombëtare – anulimi e shënoi dimrin në mes pranvere mes Ramës e Kurtit

15/06/2023 - 15:06
në Pa kategori
A A
Lladrovci: Marre kush punoi për ftohje të raporteve kombëtare – anulimi e shënoi dimrin në mes pranvere mes Ramës e Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish- ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai e sheh si shumë negative anulimin e kësaj mbledhje dhe se është gabim që ka ardhur deri te anulimi i saj, marrë parasysh dhe situatën aktuale.

“E vlerësoj si shumë negative edhe për situatën që ndodhemi si shtete e si komb por edhe gjeopolitikës ballkanike. Me plot gojën e them se është gabim pse ka ardhur deri te anulimi”, thotë Lladrovci.

I pari i komunës së Drenasit, vlerëson se nuk ka rëndësi se kush e ka anuluar mbledhjen por arsyet se pse erdhi deri këtu, teksa thotë se duhet t’i vijë turp kujtdo që ka punuar që raportet tona kombëtare të ftohen.

“Mua nuk më intereson se kush e anuloi, mua më dhemb pse u anulua, shkaqet pse erdhi deri te anulimi. Unë politikën dhe interesin nacional i shoh ndryshe dhe mbi ndikimet ditore dhe përshtypjet politike të çastit, nuk i gjykoj individët as personazhet e kësaj ngjarje, por, ftohjen në raportet tona brenda kombëtare. Kush ka punuar që të arrihet deri te kjo pikë, marre i qoftë, le ta dijë se nuk ka bërë politikë por sabotim të interesit nacional”, potencon ai për Gazeta Blic.

Sipas Lladrovcit, fajtori mbetet jetim, ndërsa që anulimi është dimri në mes pranvere të dy liderëve shqiptarë dhe do të shënohet në histori si shembull i dështimit të diplomacisë.

“Faji do të mbetet jetim, ndërsa akti i anulimit shënon dimrin në mes pranvere të dy liderëve, dhe konsideroj se do të shënohet në histori si shembull i dështimit të diplomacisë dhe zhvillimit tonë kombëtar e institucional. Nuk mund të flas për kush, por pyes, pse? Është gabim të cilin duhet filluar menjëherë ta riparojnë akterët, nuk bëhet fjalë për dy individë e dy parti politike, por për dy shtete sovrane me lidhje të pashkëputshme, të pandashme nga fati historik dhe rruga integruese euro-atlantike”, vlerëson ai.

Lidhur me lëkundjen e raporteve Kosovë-Shqipëri me këtë veprim, ish ambasadori thotë se mund të ketë vetëm lëkundje të simpatizantëve që nuk e njohin historinë dhe se Kosova e Shqipëria do të vazhdojnë të jenë më mirë e më të zhvilluara, drejt familjes së madhe euroatlantike.

“Mund të ketë lëkundje të simpatizantëve jo tolerantë që nuk e njohin historinë, që nuk i njohin sakrificat e një kombi, nuk i njohin vetitë e veta nacionale, nuk e njohin vetën as rrugën si erdhëm deri këtu si dy shtete dhe me një fat nacional. Njeriu normal, me edukatë normale, familjare e atdhetare, nuk e lejon të ketë lëkundje, as nuk do të merret me aksidentin e çastit dhe nuk do të lejojnë të quhet as lëkundje, por mosmarrëveshje e panevojshme. Shqipëria e Kosova do të vazhdojnë të jenë çdo ditë e më të mira e më të zhvilluara, me synim përqafimin sa më të shpejtë të vlerave brenda familjes së madhe euro-atlantike”, deklaron Ramiz Lladrovci./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 18:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar pajisje telekomunikuese në Mitrovicë, të cilat dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer, duke konfirmuar kështu raportimin ekskluziv nga...

Më shumëDetails

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit
30/08/2026 - 15:42

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
27/08/2026 - 19:32

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të përditësuara më 27 gusht 2026,...

Më shumëDetails

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
27/08/2026 - 09:23

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të vijë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Rriten temperaturat, e diela zgjedhore po vjen me mot të mirë
23/08/2026 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë për sot. ”Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën”, thotë IHMK....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë