Politologu Agon Maliqi ka reaguar ndaj atyre që në rrjetet sociale po bëjnë propagandë ndaj bregdetit shqiptar.
Ai ka ironizuar me të tillët, duke thënë se pas “dyluftimeve të ashpra me fatura në internet” situata sot është qetësuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot plazhi i Dhërmiut është plotë me pushues.
“Pas dyluftimeve të djeshme të ashpra me fatura në internet, situata në frontin e bregdetit duket e stabilizuar. Plazhi i Dhërmiut plot, pushuesit për momentin paqësor nëpër shezllona/istikame, në pritje të sulmit të radhës. Për Radion Kosova e Lirë, raporton Komandant Prishtina”, ka shkruar ai.












