Kandidati i PDK-së për deputet me numër 27, Lorik Maxhuni, ka thënë se VV Kosovën e ka marrë në dritë, por ia ka kthyer terrin, duke penguar ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike.
Sipas Maxhunit, pushteti i Kurtit Kosovës ia solli reduktimet dhe trashi kontot e zyrtarëve të VV-së me miliona nga tregtia e energjisë.
Postimi:
Kosovën e morën në dritë dhe ia kthyen terrin. Penguan ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë. Krijuan varësi nga importi dhe përfaqësuesit e tyre u bënë ortakë me tregtarët e rrymës.
Kaq u bë nga pushteti i Albin Kurtit për këto 6 vjet për energjinë elektrike. Populli ia sollën reduktimet, kurse i trashën kontot e zyrtarëve të VV nga milionat e tregtisë së rrymës. Kriza energjetike e përfitimi financiar i pushtetit përmes saj, merr fund më 7 qershor.
Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!
#PDK125
#BedriHamza1
#LorikMaxhuni27 Shiko më pak














