Kylian Mbappe raportohet se i ka prishur deri në fund raportet me PSG-në. Gazeta e besueshme spanjolle “Marca” raporton se ylli francez dëshiron të largohet në janar nga PSG. Kjo pasi që mes dy palëve ka patur tensioneve ditëve të fundit.
Mbappe pretendon se skuadra franceze nuk i ka mbajtur premtimet për kontratën e re. Poashtu, futbollisti francez është i indinjuar me trajnerin e skuadrës për pozitën e papërshtatshme që po i jep në formacion.
“Marca” shkruan se situata nuk ka kthim mbrapa dhe se ylli francez dëshiron me çdo kusht largimin nga PSG që në janar.
Opsioni i parë do të ishte kalimi te Real Madridi, por që Perez i ka mbyllur dyert futbollistit pas “tradhëtisë” së verës.
Liverpooli është në kërkim të një ylli gjatë verës dhe Klopp është i gatshëm të paguaj 150 milionë euro për Mbappen./Indeksonline/