Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero, shkak mungesa e kuorumit në kuvend

13/10/2024 - 11:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi sot nderon Ilaz Kodrën dhe mban seancë të rregullt plenare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë më Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online. E gjitha kjo po ndodh si shkak i mungesës së kuorumit dhe dështimit të seancave parlamentare.

Për këtë, mbikëqyrës të punës së Kuvendit kanë kritikuar mospjesëmarrjen e deputetëve në seanca, duke e cilësuar mungesën e kuorumit si “sëmundje” për Kuvendin.

Drejtori ekzekutiv i organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, Arton Demhasaj, i tha Ekonomia Online, se është e pashpjegueshme se si partia në pushtet e cila ka shumicën parlamentare, nuk po mund të krijojë kuorumin që t’i kaloëj këto ligje që janë jetike për vendin.

Ai ka shtuar se mungesa e deputetëve në seanca është duke ndodhur për shkak se ata kanë filluar para-fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, kështu sipas tij, deputetët më tepër po merren me aktivitete partiake se sa me agjendën e Kuvendit.

“Është e pa shpjegueshme se si nuk mund partia në pushtet e cila ka mbi 51 për qind të votave e që ka një shumicë parlamentare mos me arrti të paktën deputet e saj me i obligua në një farë mënyrë me marr pjesë në seanca, me krijuar kuorumin e njëkohësisht edhe me kaluar ligjet të cilat presin rend në Kuvend edhe me u votuar. Kjo mendoj që ndodh edhe për shkak që jemi një para fushate para zgjedhjeve ku shumica e deputetëve po edhe shumica e partive politik më tepër merren me aktivitete partiake politike se sa që merren me agjendën e Kuvendit edhe kjo normalisht që ka pasoja”.

“Si pasoj e kësaj normalisht që mundet që të ndodh se nëse kështu vazhdohet pra që në mungesë të kuorumit ligjet që presin të mos votohen në Kuvend, atëherë sa më afër që të afrohemi zgjedhjeve mundësia është më e vogël. E që i bie që nëse shkojmë në zgjedhje pa u kaluar këto ligje që presin atëherë potencialisht këto ligje, krejt ai mund që ka shkuar për tu përgatitur ato ligje për të shkuar në Kuvend kthehen në pikën zero”, ka thënë ai.

Demhasaj ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë trend dhe këto projektligje nuk votohen në lexim të dytë deri në përfundim të kësaj legjislature, ato do të kthehen në pikën zero. Ai ka theksuar se deputetët duhet të kryejnë punën e tyre për të cilën edhe paguhen.

“Në rast se nuk votohen në lexim të dytë këto ligje edhe pastaj me hy në fuqi, për shkak të mungesës së kuorumit, apo deputetëve që i votojnë ato ligje, atëherë potencialisht nëse vendi shkon në zgjedhje krejt këto ligje bien poshtë edhe kthehen në pikën zero. Kush do që e krijon qeverinë pastaj duhet edhe një herë këto ligje me i nisur proceduar nga fillimi, pra prej ministrive në Qeveri e pastaj prapë në Kuvend”.

“Mendoj që partitë politike, sidomos partia në pushtet edhe deputet duhet që të tregohen serioz dhe thjeshtë duhet të marrin pjesë në seanca, duhet ti lënë anash aktivitete partiake edhe politike, që ligjet të votohen qoftë me votë për, qoftë kundër varësisht prej qëndrimeve që i kanë. Puna e tyre duhet që të kryhet sepse ata paguhen për të qenë deputet edhe marrin paga. Në anën tjetër marrin paga në Kuvend po nuk i kryejnë obligimet e tyre që janë pjesëmarrja në seanca dhe votimi i ligjeve, kjo është jo shumë serioze”, ka thënë ai.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka theksuar se sesioni vjeshtor i Kuvendit ka filluar me punë të dobëta, për shkak të mungesës kronike të kuorumit, e që sipas tij, është kthyer në një “sëmundje” për institucionin.

Jakaj shtoi se Kuvendi nuk po arrijnë që ta kryej rolin legjislativ, përfaqësues dhe mbikëqyrës që ka. Ai është shprehur se tani edhe me largimin e dy deputetëve nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, do të vështirësohet më shumë punën e kalimit të projektligjeve më rendësi jetike për Kosovën.

“Edhe sesioni vjeshtor filloj me punë të dobët të Kuvendit për shkak të mungesës kronike të kuorumit që tashmë kjo është kthyer në një sëmundje për Kuvendin. Rrjedhimisht edhe largimi i dy deputetëve tashmë nga Grupi Parlamentar i VV-së do ta vështirësoj më shumë punën e kalimit të projektligjeve më rendësi jetike për Kosovën”.

“Për ligje të caktuara siç është ai për banimin social, projektligjet e tjera të cilat janë marrëveshjet ndërkombëtare edhe projektligjet e tjera siç është ky për Fertelizimin e Asistuar Mjekësorë, njëri nderë projektligjet më të rëndësishme tekë çështjet që lidhen më shëndetësinë dhe ligje të tjera që nuk po arrijnë që të votohen për shkak të mungesë së pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e vendimmarrjes”, ka thënë ai.

Jakaj gjithashtu u shpreh se shumica e projektligjeve që priten të sjellin reforma në drejtësi, punësim dhe çështje sociale nuk janë sjell në Kuvend për miratim, e disa që janë miratuar janë shpallur në kundërshtim me Kushtetute e Kosovës, raporton EO.

“54 projektligje janë në procedurë të shqyrtimit të pranuar në Kuvend, në mesin e tyre ka edhe projektligje të cilat janë edhe iniciativa qytetare. Në ndërkohë ka edhe iniciativa të tjera që tashmë do të dorëzohen, në ndërkohë jemi në fund të mandatit por Kuvendi nuk po arrin ti kryej edhe detyrën e vetë për ligje për të cilat i ka në procedurë e lërë më tash të vendos edhe për iniciativa qytetare”.

“Shumica e projektligjeve të cilat është dashur të vijnë në këtë legjislaturë ligje të cilat përbejnë reformën në drejtësi, në punë, në çështje sociale, në çështje pesionale, nuk kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës për tu miratuar, disa prej tyre që kanë ardhur janë shpallur në kundërshtim me Kushtetute e Kosovës”, ka thënë ai. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër administrimit të drejtësisë” nga 11 deri më 15 maj

Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
10/05/2026 - 23:15

Gjykata Speciale në Hagë bëri të ditur për cështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për...

Më shumëDetails

Anëtarja e re e VV-së, në punimin e saj shkencor, krahasonte Kurtin me Vuçiqin dhe gjente ngjashmëri mes tyre

Anëtarja e re e VV-së, në punimin e saj shkencor, krahasonte Kurtin me Vuçiqin dhe gjente ngjashmëri mes tyre
10/05/2026 - 23:09

Krenare Çerkini, u prezantua këtë të dielë si aderimi më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tregoi se e njejta po bënë doktoraturën në Bruksel. Gazeta Nacionale ka...

Më shumëDetails

Musliu për Osmanin: Ata që pranojnë për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli

Ganimete Musliu për ish-krerët e UÇK’së: Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet nga qentë e armikut
10/05/2026 - 21:50

Ganimete Musliu nga PDK ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila sot në “tubimin e bashkimit” në LDK akuzoi VV-në se nuk e vendos flamurin...

Më shumëDetails

Sonte mbyllet afati për aplikim për subjektet e reja politike

KQZ thirrje diasporës: Pakot me fletëvotime dërgoni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së
10/05/2026 - 21:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte, më 10 maj, në orën 24:00 do të përmbyllet periudha për subjektet e reja politike, siç janë koalicionet, nismat qytetare...

Më shumëDetails

Visar Ymeri: Zgjedhjet po mbahen për presidencën e Vjosa Osmanit

Visar Ymeri: Zgjedhjet po mbahen për presidencën e Vjosa Osmanit
10/05/2026 - 21:44

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se zgjedhjet e reja po dominohen nga çështja e presidencës së Vjosa Osmanit, duke thënë se “e vetmja gjë e re” është kalimi...

Më shumëDetails

Vjosa paraqitet krahë Lumirit- Kurti njofton për një aderim të ri në VV

Vjosa paraqitet krahë Lumirit- Kurti njofton për një aderim të ri në VV
10/05/2026 - 21:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton se Krenare Çerkini, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputete. Kurti në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë