Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

03/07/2026 - 14:29
në Ndryshe
A A
Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Poet, dramaturg, publicist, përkthyes, françeskan dhe patriot, ai ishte shqiptari i parë që u nominua për çmimin Nobel në Letërsi, duke e bërë emrin e Shqipërisë të njohur në qarqet më të larta kulturore europiane të kohës. Në vitin 1937, emri i Fishtës u propozua për çmimin Nobel nga qarqe akademike dhe intelektuale gjermane, një vlerësim i jashtëzakonshëm për një autor që vinte nga një vend i vogël ballkanik, por që kishte arritur të krijonte një univers letrar të fuqishëm e krejt origjinal.

Ndonëse nuk e fitoi çmimin, vetë nominimi mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare. Fishta ishte shumë më tepër sesa një shkrimtar. Ai ishte një arkitekt i identitetit kombëtar shqiptar. Kontributi i tij në Kongresin e Manastirit më 1908 ishte vendimtar për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në periudhën kur shqiptarët përdornin disa alfabete të ndryshme dhe identiteti kulturor rrezikonte të mbetej i copëzuar, Fishta u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të alfabetit latin, duke ndihmuar në krijimin e themeleve moderne të gjuhës shqipe. Por emri i tij lidhet mbi të gjitha me kryeveprën “Lahuta e Malcisë”, epopeja monumentale që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Në këtë poemë epike, Fishta ngriti në art historinë, legjendën, heroizmin dhe shpirtin e malësorit shqiptar. Me një gjuhë të pasur, të gjallë dhe plot ritëm, ai krijoi një vepër që shpesh është krahasuar me epet e mëdha europiane. “Lahuta e Malcisë” histori, identitet dhe kujtesë kombëtare. Përmes vargjeve të saj, Fishta i dha zë rezistencës shqiptare, kulturës së veriut, zakoneve dhe kodeve morale të kohës.

Ai e ngriti figurën e shqiptarit në dimension epik, duke krijuar një univers poetik që vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare. Megjithatë, pas ardhjes së regjimit komunist, figura e Fishtës u godit rëndë. Për më shumë se katër dekada, emri i tij u ndalua, librat u hoqën nga qarkullimi dhe veprat e tij u shpallën të papërshtatshme për ideologjinë e kohës. Regjimi komunist e konsideroi Fishtën si figurë të rrezikshme për shkak të bindjeve të tij fetare dhe nacionaliste. Për 45 vjet ai u përjashtua nga tekstet shkollore dhe nga institucionet kulturore shqiptare. Por, ndonëse zyrtarisht i ndaluar, Fishta mbeti gjallë në kujtesën e shqiptarëve. Poezitë dhe vargjet e tij qarkullonin fshehurazi, përcilleshin gojë më gojë dhe ruheshin si një pasuri e ndaluar. Pas viteve ’90, figura e Fishtës nisi të rivlerësohej gradualisht. Studiues, akademikë dhe lexues të shumtë rikthyen vëmendjen tek vepra e tij dhe tek roli i jashtëzakonshëm që ai kishte luajtur në historinë kulturore shqiptare.

LETËRKËMBIMET

Njihen dy letra që Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndier se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Musolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë as Urdhri Françeskan dhe as Provinca e Fishtës. Dhe, të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province. Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja qëndron në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcës”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga “Iliada” e Homerit, Molieri etj.

Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, më datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë udhëheqësit, Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane, anëtar i së cilës u bë edhe Gjergj Fishta në 1939, i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me nismën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë. Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanueli III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

VEPRA DHE CENSURA

Në fushën e letrave Gjergj Fishta lëvroi gjini të ndryshme si poezinë epike ashtu edhe atë lirike e satirike, dramën, publicistikën dhe përkthimin. Si ndër më përfaqësuesit të poetëve romantikë, shkroi vepra që zhvillojnë tema të poezisë gojore dhe të traditës, duke u mbështetur shumë mbi modelet stilistikore folklorike dhe duke përfshirë metrikën folklorike. Fillimisht u shqua në anonimat në saj të dy këngëve të Lahutën e Malciis (Zarë, 1905 dhe 1907), i ndikuar nga poezia epike e sllavëve të jugut, si dhe nga vargjet e Grga Martiæ dhe poeti kombëtar malazez Njegoš. Me ritmin e poezive popullore, herë-herë u përngjasonin kumteve homerike, duke evokuar përplasjet e deriatëhershme osmanomalazeze ku aktorët shqiptarë nëpër vargjet e tij ishin malësorët (Marash Uci, 1905) dhe shkodranët (Oso Kuka, 1907) përpunohej ideja e armiqësisë kundër sllavëve. Sentimentet antiturke në veprën e tij do t’i shkruante vetëm në këngët që botoi pas pavarësisë së vendit. I financuar nga qeveria austro-hungareze, më 1907 botoi në Sarajevë në mënyrë anonime përmbledhjen me poezi satirike Anxat e Parnasit (rib. Anzat e Parnasit), duke hedhur kështu themelet e zhanrit të satirës në letërsinë shqipe. Ka dëshmi shkrimore që ka lënë pas piktura dhe po ashtu qe arkitekti i njërës prej kishave të Shkodrës.

Ka botuar 9 tekste dramatike. Përshtati veprën Le Furberier Escarpet të Molierit në pjesëzën Dredhitë e Patukut, e pabotuar, dorëshkrimi i së cilës gjendet në Bibliotekën Françeskane në Shkodër. Si me Skiroin, Konicën me autorë të tjerë të rinj, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall “armik i popullit” dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij “Lahuta e Malcisë” është antisllave. Ndër akuzat e tjera që i bëheshin postum qenë edhe pranimi i medaljes së dhënë nga sulltani, të qenët agjent i austro-hungarezëve kur botonte Posta e Shqypnís si dhe për mosrefuziminin e titullit akademik i Akademisë së Shkencave të Italisë fashiste pasi kjo pushtoi Shqipërinë. Për Arshi Pipën, arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohej fishtofobia e partisë, është sepse ishte gegë dhe prift katolik.

JU REKOMANDOJMË

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës
30/08/2026 - 17:32

James Dooley, një biznesmen multimilioner nga Mançesteri, ka treguar disa nga rregullat e pazakonta që ndjek për të ruajtur martesën dhe për të balancuar punën me familjen. 42-vjeçari...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
25/08/2026 - 20:17

Këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin mund të përballen së shpejti me gjoba në Itali. Ministria italiane e Transportit ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat...

Më shumëDetails

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta
23/08/2026 - 17:11

Një natë të vitit 1974, Patty Hearst, 19 vjeçe, u rrëmbye nga banesa e saj. Familja e kërkonte me dëshpërim, ndërsa FBI-ja nisi hetime për ta gjetur. Por...

Më shumëDetails

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
20/08/2026 - 13:43

Nuk ka pika kontrolli apo kalime kufitare të dukshme që të prishin bukurinë e shtegut “Majat e Ballkanit”, e megjithatë nuk është e pazakontë që një ditë të...

Më shumëDetails

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët
19/08/2026 - 08:59

Një robot humanoid i kompanisë Unitree ka arritur një shpejtësi që, sipas kompanisë, tejkalon atë të sprinterit legjendar Usain Bolt gjatë rekordit të tij botëror. Roboti arriti një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë