Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehmetaj i reagon ashpër Haxhiut: E padijshme, analfabete – paska provuar ta arsyetojë shkeljen e Kushtetutës

26/06/2024 - 17:23
në Pa kategori
A A
Mehmetaj i reagon ashpër Haxhiut: E padijshme, analfabete – paska provuar ta arsyetojë shkeljen e Kushtetutës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së Albulena Haxhiut për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e rrëzoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Mehmetaj e ka quajtur të padijshme dhe analfabete Haxhiun, duke thënë se thirret në vendimet e Kushtetueses për Asociacionin e dikur e përgëzonte të njëjtën kur e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e një ish-kryeministri.

“…tash ajo provon të baltosë të njëjtën meqë ia kanë provuar me dokument se është një kokërr imbecili.”

Ai tutje tha se Haxhiu bashkë me Kurtin thoshin se “populli nuk është ekspert”, por tash argumenton se Gjykata po dilka kundrejt “vullnetit të popullit”.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu, një e padijshme deri në përmasa të pabesueshme, një analfabete që me Juridikun lirisht lidhë kurorë se gjë të përbashkët me të nuk ka, paska provuar ta arsyetojë shkeljen e rëndë që ia ka bërë Kushtetutës me ndërlidhje të gjyqtarëve të Gjykatës me strukturat e kaluara politike.

E njëjta e padijshme, e njëjta analfabete, thirret në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe gjithashtu e përgëzonte të njëjtën kur e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e një ish-kryeministri, tash ajo provon të baltosë të njëjtën meqë ia kanë provuar me dokument se është një kokërr imbecili.

Është pikërisht e njëjta që bashkë me Kurtin thoshin se “populli nuk është ekspert”, por tash argumenton se Gjykata po dilka kundrejt “vullnetit të popullit”.

Për ju që nuk keni pasur mundësi ta lexoni ligjin për Byron ai nuk ka qenë ligj për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, por tencë për të prodhuar arsyetim ligjor për përndjekje politike.

Ligji ( i Byrosë për konfiskim të pasurisë) që e ka nxjerr Qeveria ka kërku që barra e provës mos me ra mbi akuzuesin, po mbi të akuzuarin.

Pra jo Prokuroria me vërtetu se pasuria është e paligjshme, po personi me vërtetu që nuk është e tillë.

Gjithashtu, ka provu përmbysje të sistemit, ku nuk është kërku “dyshim i bazuar” për me fillu hetimet, por vetëm “vlerësimi i gjasave”.

Dhe në fund Gjykata nuk ka pas me të dënu sipas provave faktike, por që gjykata “beson që një gjë ka më shumë mundësi të jetë apo të ketë ndodhur se sa jo”.

Me pak fjalë ka qenë i projektum me bo përndjekje politike:

Ti je kundër qeverisë a?

Ani qe qeveria të akuzon, ta konfiskon pasurinë dhe në fund të dënon, jo se ka gjetë prova të pakontestueshme, porse ashtu beson se ka ndodhur.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

‘Treni për gazin amerikan po ikën’ Selimi ngre alarmin: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët

Selimi: ShBA ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington
13/06/2026 - 11:03

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, duke ngritur shqetësimin se kurrë më parë këto marrëdhënie nuk kanë qenë në nivel kaq...

Më shumëDetails

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
12/06/2026 - 23:01

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë...

Më shumëDetails

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici
12/06/2026 - 22:42

Një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë...

Më shumëDetails

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit
10/06/2026 - 16:54

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 70% e kutive, shkruan Gazeta Online Veriu.info E kur po shkojmë drejt fundit...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    611 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 153

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë