Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MIT-i pezullon nga puna zyrtarët ndaj të cilëve prokuroria ngriti aktakuzë

14/08/2026 - 17:30
në Lajme
A A
MIT-i pezullon nga puna zyrtarët ndaj të cilëve prokuroria ngriti aktakuzë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se zyrtarët, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim pozitë, janë pezulluar nga detyra.

Sipas Bashës, rasti ka të bëjë me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale, në vitet 2017-2019, transmeton IndeksOnline.

“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe buxheti nuk mund të trajtohet ndryshe përpos sipas procedurave dhe rregullave të parapara. Për çfarëdo informacioni, organet e drejtësisë do ta kenë bashkëpunimin tonë të plotë” shkroi Basha në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Sot, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Rasti lidhet me periudhën 2017–2019 dhe me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale. Sipas aktakuzës, aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa pagesat e realizuara kanë arritur në mbi 5 milionë euro.

Këto janë para të qytetarëve dhe përgjegjësi publike, andaj presim që drejtësia ta thotë sa më shpejt verdiktin përfundimtar dhe të mbajë përgjegjës secilin që ka abuzuar me mjetet e taksapaguesve.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe buxheti i nuk mund të trajtohet ndryshe përpos sipas procedurave dhe rregullave të parapara. Për çfardo informacioni, organet e drejtësisë do ta kenë bashkëpunimin tonë të plotë.

Ne do të punojmë fort që ta forcojmë kontrollin, mbikëqyrjen dhe llogaridhënien në çdo nivel të Ministrisë dhe çdo dyshim serioz për keqpërdorim do të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë institucionale.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu fton në Presidencë krerët e partive

Haxhiu fton në Presidencë krerët e partive
14/08/2026 - 17:16

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike. Burime të IndeksOnline pohojnë se takimi do të zhvillohet ditën e martë, me...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend

Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
14/08/2026 - 16:41

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, tha se bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitaku, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës policin që në sallën...

Më shumëDetails

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, dërgohet në paraburgim për një muaj

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, dërgohet në paraburgim për një muaj
14/08/2026 - 16:39

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi...

Më shumëDetails

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
14/08/2026 - 16:17

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka shpjeguar arsyet pse negociatat në Bruksel zhvillohen kryesisht në mënyrë konfidenciale. Në një intervistë për gazetën serbe...

Më shumëDetails

“Ka me ju dalë tymi herët a vonë”- Kurtit i vjen një reagim nga bashkëpartiaku i “mikut” të tij, Lumir Abdixhikut

“Ka me ju dalë tymi herët a vonë”- Kurtit i vjen një reagim nga bashkëpartiaku i “mikut” të tij, Lumir Abdixhikut
14/08/2026 - 16:10

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me propozimet e tij karshi këtij subjekti politik në...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik

Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
14/08/2026 - 16:05

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të “mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë