Ministria e Drejtësisë sot ka publikuar listën e noterëve të rinj të cilët janë emëruar në komunat e Kosovës.
Një nga ta është Shkëlqesa Veseli, vajza e ish noterit Xhevat Veseli, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Ky duket të jetë lajm i mirë për qytetin e Mitrovicës, pasi nga pensionimi i Xhevat Veselit qyteti është përballur me mungesa të shërbimeve noterike.
Emërimi i noteres Veseli do té krijojë lehtësira për Mitrovicën sa i përket shërbimeve të fushës./Veriuinfo/













