Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Moscertifikimi i Srpskas, Haradinaj: Nuk respektuan Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

25/12/2024 - 09:14
në Kryesore, Lajme
A A
Moscertifikimi i Srpskas, Haradinaj: Nuk respektuan Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se arsyeja e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024 është mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjit të Kosovës nga ana e kësaj partie.

Haradinaj ka përmendur se Lista Serbe shpesh ka bërë deklarata të dëmshme, si glorifikimi i Putinit dhe qëndrimet kundër Kosovës, duke përmendur gjithashtu edhe përfshirjen e saj në sulme terroriste.

“Lista Serbe realisht nuk ka qenë e kujdesshme me respektuar ligjet e Kosovës, ata kanë bërë shpesh deklarime shumë të këqija, për shembull rrënoftë Serbia, deklarohet në hapje të fushatës. E glorifikojnë Putinin nuk janë distancuar nga këto sulme terroriste ata duhet të bëjnë kujdes se në Kosovë nuk mund të marrin askush me marrë pjesë në proces zgjedhor e me qenë kundër Kosovës e kundër Kushtetutës. Pra janë mirëseardhur në proces zgjedhor por duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se këta të fundit duhet të distancohen nga qëndrimet kundër Republikës së Kosovës.

“Ne që kemi votuar në vendimin që edhe ata të marrin pjesë, shqetësimet janë të bazuara në sjelljet e Listës Serbe. Duhet ta kuptojnë që Lista Serbe dhe çdokush se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës duke glorifikuar armiqtë e Kosovës”, ka thënë ai.

“Në një shtet tjetër nuk mundesh të marrin pjesë në zgjedhje duke i lavdëruar armiqtë e atij shteti. Lista Serbe i ka glorifikuar të këqija kundër të Kosovës dhe duhet të vetëdijesohet dhe ta kuptojnë që shteti i Kosovës duhet të respektohet, unë kam shkarkuar ministra dhe zëvendësministra gjatë qeverisjes sime për një fjalë gojë, vetëm që një ministër ka thënë që Reçaku është falsifikim ka shkuar në shtëpi dhe dy zëvendësministra të tjerë kam shkarkuar vetëm për këtë fjalë”, theksoi kreu i AAK-së.

Ai ka theksuar se nëse një subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe duhet distancuar nga qëndrimet që glorifikojnë armiqtë e Kosovës.

“Pra Lista Serbe nuk mundet të thyej Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nëse janë për pjesëmarrje politike, për të drejtat e qytetarëve ne çdoherë jemi për por nuk mund të mbyllim sytë kur shkelet Kushtetuta dhe thyhen ligjet tona bëhen akte të tilla”, përfundoi ai. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Nga identifikimi te balistika, Granit Plava rreshton arsyet për lirimin nga akuza për vrasjen e Liridonës

Nga identifikimi te balistika, Granit Plava rreshton arsyet për lirimin nga akuza për vrasjen e Liridonës
12/10/2026 - 15:58

Mbrojtja e Granit Plavës ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ai është dënuar me burgim të përjetshëm...

Më shumëDetails

Incidenti i dyshuar me ish-futbollisten, reagon Liridon Leci

Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, pas incidentit me ish-futbollisten Aliu
12/10/2026 - 15:48

Analisti dhe trajneri Liridon Leci e ka mohuar sulmin e dyshuar fizik ndaj ish-futbollistes Edonisa Aliu, i cili dyshohet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje. Siç u...

Më shumëDetails

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction

14 ditë pasi premtoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, komuna e Faton Pecit legalizoi mbi 2 mijë m² ndërtim dhe penthouse-in e ndërtuar kundërligjshëm nga BTP Construction
12/10/2026 - 15:46

Më 15 janar 2026, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, premtoi se objektet e ndërtuara pa leje do të rrënoheshin dhe se lejet e dhëna në kundërshtim...

Më shumëDetails

Besnik Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

“Po na ndajnë në ne dhe ata”, Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit
12/10/2026 - 15:28

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke pyetur për vizionin e institucioneve. Tahiri ka pyetur edhe për prioritetet dhe mungesën,...

Më shumëDetails

E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati

E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati
12/10/2026 - 15:04

I dyshuari për vrasjen e djalit të tij në Pogragjë të Gjilanit vazhdon të jetë në arrati. Remzi Arifi (53 vjeçar) dyshohet se pas kryerjes së veprës mbrëmë...

Më shumëDetails

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, familja e Liridona Ademajt ankohet në Gjykatën e Apelit

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, deputeti i Vetëvendosjes propozon rikthimin e dënimit me vdekje
12/10/2026 - 14:26

Më 29 tetor, në orën 09:50, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë