Trajneri e analisti i futbollit Ismet Munishi ka deklaruar se është duke kërkuar punë për t’u larguar nga Kosova.
I ftuar në emisionin sportiv “Favorit”, Munishi theksoi se ka arritur marrëveshje me një agjension të menaxherëve dhe pret që karrierën e tij ta vazhdoj jashtë Kosovës.
“Unë jom tu kqyr mos me punu në Kosovë hiç me ta thon të drejtën. Edhe unë jam mërzit me ta e edhe ata jon mërzit me mu. E kam njëfarë emri unë, kam lujt në Ligë të Kampionëve. Duhet t’i aktivizoj ato lidhjet e moçme, me kqyr me ik prej ktuhit se sinqerisht jom mërzit”, theksoi fillimisht Munishi.
Ish-kampioni i Kosovës me skuadrës e Llamokos Kosovës deklaroi se do t’i shpërblej ata që e largojnë nga Kosova.
“Dua ta bëj publike një lajm që kam bërë marrëveshje me një agjension të menaxherëve shumë të fuqishëm, që edhe do t’i përcjell talentet në Kosovë dhe njëkohësisht do të merren me bisedime me klubet, s’do të flas me kërkon unë. Mundësisht ju kam thënë mos më lini në Kosovë. Goxha mirë do t’i qaros për me më hjek prej ktuhit”, përfundoi Munishi.