Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se pret reflektim nga deputetët e opozitës për votimin e presidentit të Kosovës.
Ai tha se zgjidhja për zgjedhjen e presidentit është afër, duke shpresuar se deputetët opozitarë do të mbështesin procesin.
“E keni parë, herën e fundit e konstituuam Kuvendin dhe formuam Qeverinë në afat rekord. Por pastaj çështja e presidentit na çoi në zgjedhje. Shpresojmë që do të ketë reflektim nga deputetët e opozitës. Tash kandidatin për president e kemi, është afër të gjendet zgjidhja, shpresoj që të reflektojnë deputetët e opozitës”, ka thënë Murati para vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të.












