Napoli assesi të arrijë pozitat që dërgojnë në garat evropiane.
Kampioni në fuqi i Italisë u mposht sot 0:3 në shtëpi nga Atalanta në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Miranchuk kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 26-të të takimit, shkruan Gazeta Express.
Scamacca dyfishoi epërsinë më një gol në minutën e 45-të të takimit.
E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Koopmeiners me një gol në minutën e 88-të.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani luajti tërë ndeshjen.
Aktualisht, Atalanta ka 50 pikë në vendin e gjashtë, kurse Napoli është në vendin e shtatë me pesë pikë më pak. /Gazeta Express/