Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalet shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK për pacientet më sulm në tru

31/01/2025 - 15:27
në Kryesore, Lajme
A A
Ndalet shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK për pacientet më sulm në tru
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është ndalur shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK ku trajtohen pacientët me sulm në tru.

Shërbimi 24-orësh për trajtimin e pacientëve me stroke ishemike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është ndërprerë.

Ndërprerja u bë me një njoftim nga shefi i repartit të radiologjisë intervente Dr. Arben Kutllovci drejtuar drejtoreshës së Klinikës së Radiologjisë Dr. Shkëndije Nuza.

“Për shkak se për të disaten herë marrëveshjet për pagesa për funksionimin e shërbimit të Trombektomisë mekanike prishen ose deformohen, dhe kjo zgjatë afër 9 muaj, kemi ardhur në vendimin e vështirë që të largohemi nga kujdestaritë për stroke”, thuhet në letrën të cilën e posedon Gazeta Shneta.

Katër radiologë në fillim të vitit të kaluar kanë mbajtur gatishmëri dhe janë paguar nga QKUK në formë të orëve shtesë të punës. Më pas kjo formë e pagesave u ndalua meqë nuk janë të rregulluara me ligj.

“Kjo vjen për arsye se në marrëveshjen e fundit u morën vesh për mënyrën e pagesës dhe menduam se në fund mbizotëroi arsyeja, por ndodhi e kundërta, erdhi një vendim që është në kundërshtim me atë që jemi marr vesh”, thuhet në letër.

“Prandaj në pamundësi për të reaguar dhe me qëllimin që të mos kemi konflikte me kolegët radiolog, kemi ardhur në përfundim që të mos i mbajmë kujdestaritë për trombektomitë mekanike”, thuhet në letrën e radiologëve.

Arben Kutllovci, Naser Gjonbalaj, Muharrem Sadiku dhe Ardian Biqaku, të cilët i kanë vendosur faksimilet e tyre në këtë letër, i kanë kërkuar drejtoreshës Nuza që të rikthehen me kujdestari të rregullta dhe shërbimi i trombektomisë do të kryhet vetëm brenda orarit të rregullt të punës.

Në fakt, është e pamjaftueshme që ky shërbim të funksionoj vetëm brenda orarit të rregullt të punës. Kjo për faktin se pacientët që pësojnë sulm në tru dhe që kanë indikacione për ndërhyrje me trombektomi, duhet ta marrin këtë shërbim më së largu brenda gjashtë orëve për të evituar pasojat në tru në mungesë të qarkullimit të gjakut.

Menaxhmenti i QKUK-së i ka thënë Gazetës se janë duke e trajtuar këtë çështje për të gjetur një zgjidhje.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është duke u marrë dhe trajtuar çështjen e shërbimit të Trombektomisë në Qendrën Stroke, të Klinikës së Radiologjisë. Menaxhmenti është në komunikim të vazhdueshëm me stafin për të gjetur një zgjidhje që siguron funksionimin e pandërprerë të këtij shërbimi jetik”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Qendra Stroke e vendosur në Klinikën e Neurologjisë por që është pjesë e Klinikës së Radiologjisë në kuadër të repartit të radiologjisë intervente, është iniciuar si projekt në vitin 2019, por që shërbimi 24-orësh ka filluar vitin e kaluar.

Në këtë qendër trajtohen pacientët me bllokim të enëve të gjakut në tru, që ndryshe njihen si goditje apo sulm në tru. Trombektomia mekanike nënkupton ndërhyrje minimale invazive përmes enëve të gjakut për tërheqjen e mpiksjes së gjakut në mënyrë që të lirohet qarkullimi i gjakut në tru.

Ky intervenim duhet të kryhet më së largu brenda gjashtë orëve. Sulmi në tru është një nga sëmundjet që merr më së shumti jetë në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore

Kurti udhëton sot për në Amerikë
01/10/2026 - 18:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në...

Më shumëDetails

Momenti kur Çlirim Haziri dhe fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri 120 dosje me emra të deputetëve: “Votojeni ligjin”

Momenti kur Çlirim Haziri dhe fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri 120 dosje me emra të deputetëve: “Votojeni ligjin”
01/10/2026 - 18:43

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, bashkë me fëmijë të dëshmorëve, kanë dorëzuar në objektin e Qeverisë së Kosovës 120 dosje me emra të deputetëve,...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj i ashpër nga protesta: Ndërkombëtarë na tradhtuat, nga sot e tutje të gjithë UÇK!

Nasim Haradinaj  i ashpër nga protesta: Ndërkombëtarë na tradhtuat, nga sot e tutje të gjithë UÇK!
01/10/2026 - 18:14

Nasim Haradinaj ka mbajtur një fjalim para protestuesve në sheshin e Prishtinës, duke bërë thirrje për bashkim dhe drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë....

Më shumëDetails

Protesta për katëshen e UÇK-së, përlotet polici i Policisë së Kosovës

Protesta për katëshen e UÇK-së, përlotet polici i Policisë së Kosovës
01/10/2026 - 17:54

Në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet janë mbledhur numër i madh i protestuesve. Ata po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së. Fjalimet e...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!

Çlirim Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!
01/10/2026 - 17:30

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, në protestën masive të sotme në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi të bazuar në prova dhe veprime konkrete institucionale për...

Më shumëDetails

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel
01/10/2026 - 16:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shefi i qeverisë tha se ky vendim rrëzoi akuzat e pabaza...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1358 Shpërndaje
    Shpërndaje 543 Tweet 340
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    408 Shpërndaje
    Shpërndaje 163 Tweet 102
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    314 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    241 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë