Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndryshimi i gjinisë, Kurti i përgjigjet Rrahmanit: Këto çështje nuk i takojnë familjes

24/04/2026 - 13:47
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Kosova cak i sul’meve hibride
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Eman Rrahmani i cili ngriti shqetësimet e tij lidhur me konceptet e familjes dhe ndërlidhjes së saj me ndërrimin e gjinisë.

Rrahmani në foltoren e Kuvendit ka prezantuar pyetjet e tij drejtuar kryeministrit Kurti duke thënë se si do të duket familja sipas konceptit të tij, raporton KlanKosova.tv.

“Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj? A do të përfshini si familje edhe rastet që sipas ligjit që keni propozuar për ndryshimin e gjinisë, një burrë që ka ndryshuar gjini dhe është bërë grua, ose një grua që ka ndryshuar gjininë dhe është bërë burrë a do ta njihni si familje? A do ta njihni si familje martesën e të njëjtës gjini? A do ta njihni si familje një grua që ka lindur fëmijë nga një dhurues i spermës? Ju keni deklaruar se rreth 10% e popullsisë ka orientim të tillë seksual. Pra, a do angazhoheni si Qeveri për t’i realizuar këto qëllime, pra të drejtat e këtij 10% siç e quani ju”, tha Rrahmani.

Kurti tha se çështjet e ngritura nga Rrahmani nuk janë çështje që i takojnë familjes, por janë çështje gjinore.

“Është e qartë që kjo nuk ishte një pyetje, por një pyetësor. Nuk kam se si t’iu përgjigjjem të gjitha këtyre çështjeve, por ajo që do të them është se në mandatin e kaluar dhe këtë mandat kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikbërjes shtetërore. Këto masa përfaqësojnë ndryshim thelbësor në çasjen e shtetit ndaj familjes, nga një rol pasiv në mbështetje aktive për mbështetjen e saj, duke kontribuuar në ngritjen e natalitetit dhe përmirësimin e perspektives demografike të vendit. Kemi nisur reformën e thellë të asistencës sociale e cila është në fazë të avancuar, kjo reformë synon eliminimin e padrejtësive, identifikimin e saktë të familjeve në nevojë dhe vendosjen e një sistemi që e mbështet realisht familjen. Çështjet që u adresuan këtu, nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore”, tha Kurti./Klankosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

103 vota për Bordin e Paqes, Haxhiu duke qeshur: Me mujtë me zgjedhë edhe presidentin…

103 vota për Bordin e Paqes, Haxhiu duke qeshur: Me mujtë me zgjedhë edhe presidentin…
24/04/2026 - 14:47

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, me 103 vota për. Këtë rezultat, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duket se po e...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty

Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty
24/04/2026 - 14:36

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Veton Berisha: Komuniteti egjiptian është i gatshëm të ofrojë një kandidat konsensual për president

Veton Berisha: Komuniteti egjiptian është i gatshëm të ofrojë një kandidat konsensual për president
24/04/2026 - 13:59

Veton Berisha, deputet i komunitetit egjiptian, është deklaruar në lidhje me situatën për zgjedhjen e presidentit të ri. Berisha ka theksuar se është e shqetësuar për situatën aktuale....

Më shumëDetails

Lladrovci uron Thaçin për ditëlindje, tregon se si u njoh me të në vitet e 80-ta

Lladrovci uron Thaçin për ditëlindje, tregon se si u njoh me të në vitet e 80-ta
24/04/2026 - 13:34

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i ka uruar ditëlidnjen ish-presidentit Hashim Thaçiq.Me një foto në Facebook, ku shihen të dy bashkë, Lladrovci tregon se si u njoh me...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu: Me lejoni t’ia uroj ditëlindjen atit të Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçit

Ganimete Musliu: Me lejoni t’ia uroj ditëlindjen atit të Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçit
24/04/2026 - 13:10

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shfrytëzuar fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës për t’ia uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Musliu e ka cilësuar Thaçin...

Më shumëDetails

Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

Ndryshimi i gjinisë, Rrahmani pyet Kurtin: Kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?
24/04/2026 - 13:08

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka ngritur pikëpyetjet e tij lidhur me familjen. Rrahmani në foltoren e Kuvendit ka prezantuar pyetjet e tij drejtuar kryeministrit Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • A duhet të “lëshoj pe” Kurti për postin e Presidentit, ja çka thotë Kadri Kryeziu!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë