Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Sergio Aguero, i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv.
Problemet me të rrahurat e zemrës e detyruan argjentinasin t’i vjerrë këpucët në gozhdë në moshën 33 vjeçare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Aguero djersiti fanellën e Manchester Cityt për hiç më pak se dhjetë sezonesh.
Me ‘Citizens’, Aguero shënoi 260 gola në 390 paraqitje, duke u bërë kështu një legjendë e klubit.
Në shenjë respekti për përformancën e treguar, ‘Qytetarët’ kanë vendosur t’i ngrisin një shtatore jashtë stadiumit ‘Etihad’.
Kujtojmë që Aguero mbylli karrierën si futbollist i Barcelonës./Gazeta Reporteri/