Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga thellësitë e ferrit në finalen e Championsit: heroi i Interit, Acerbi i kishte mposhtur kancerin, depresionin dhe varësinë nga alkooli

07/05/2025 - 11:05
në Sport
A A
Nga thellësitë e ferrit në finalen e Championsit: heroi i Interit, Acerbi i kishte mposhtur kancerin, depresionin dhe varësinë nga alkooli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Iu deshën 20 sezone në futbollin profesionist, por Francesco Acerbi më në fund e shënoi golin e parë në futbollin evropian dhe ky gol s’kishte mundur të arrinte në një moment më të mirë dhe më të madh se ky.

37 vjeçari u bë hero për t’ia mundësuar Interit të mbetet në lojë në minutën e 93-të kur e barazoi rezultatin në 3:3 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Si të ishte një sulmues me përvojë, qendërmbrojtësi italian shkoi në sulm dhe e realizoi një gol të artë pas një harkimi të Denzel Dumfries, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ky moment, Interi mori zemër dhe më pas fitoi në vazhdime falë golit të Davide Frattesit, për ta mbyllur çështjen me rezultat të përgjithshëm, 7:6 në dy përballjet spektakolare.

Por, kush është Francesco Acerbi?

I lindur në Lombardia në vitin 1988, Francesco Acerbi e kishte nisur karrierën në klubin e njohur si Pavia, i cili aktualisht luan në divizionin e pestë të futbollit italian.

Ai e bëri debutimin në futbollin profesionist në prill të vitit 2006 duke i zhvilluar 48 ndeshje në katër vjetët pasues.

Pas një viti të kaluar në Reggina, më pas luajti në Serie B, ndërsa e siguroi transferimin në Chievo Verona përmes Genoas në vitin 2011, ku u realizua një transferim i komplikuar, i cili i përfshiu disa palë, por që në atë kohë ishte një rrugë legale.

Më pas, u transferua përkohësisht tek Milani, për ta parë veten shpejt tek Chievo.

Lëvizja tek e promovuara në Serie A, Sassuolo në vitin 2013 ishte e duhura pasi më në fund ia dha mundësinë që ta tregonte veten në Serie A.

Mirëpo, pas kancerit në testikuj, ai megjithatë i mblodhi forcat dhe e kaloi këtë sëmundje duke i bërë 13 paraqitje në ligën elitare italiane para se të ndalej përsëri me një tjetër problem me kancerin.

Ai u rikthye në fushën e blertë në sezonin 2014/15 dhe prej aty, 26 vjeçari e nisi shkëlqimin.

Ai i bëri 173 paraqitje me Sssuolon duke e bërë veten lojtar të rëndësishëm në Serie A dhe duke debutuar në Kombëtaren e Italisë, ndërsa më pas u transferua në Lazio për 12 milionë euro në vitin 2018.

Në klubin nga Roma ai ishte afër ta thyente rekordin për ndeshje të vazhdueshme të zhvilluara në ligë, vetëm 13 ndeshje nga rekordi i Javier Zanettit, me 162 lojë pa u ndalur.

Në Lazio, Acerbi e kishte fituar Kupën e Italisë në sezonin 2018/19 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2019, ndërsa u shpall kampion i Evropës me Italinë në vitin 2021 para se të lëvizte drejt Interit në vitin 2022, fillimisht në formë huazimi, e më pas për 4 milionë euro si lëvizje e përhershme, një opsion i lirë për “Nerazzurri” duke e pasur parasysh moshën e tij 34 vjeçare në atë kohë.

Tash, ai është bërë lojtar i rëndësishëm i Zikaltërve, me të cilët e ka fituar titullin e kampionit në Itali, Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë, plus një pjesëmarrje në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2023.

Sa gola i ka shënuar në karrierë Francesco Acerbi

Si qendërmbrojtës, Francesco Acerbi nuk ishte shumë aktiv në sulm dhe kjo është e kuptueshme.

Sidoqoftë, golin e parë në futbollin profesionist ai e kishte shënuar në shkurt të vitit 2009 për Pavian.

Më pas, iu desh të priste deri në mars të vitit 2012 për ta gjetur golin e parë në Serie A, në fanellën e Chievos.

Më së shumti gola brenda një sezoni ai i ka shënuar katër sosh, të cilën gjë e ka bërë tri herë, dy herë me Sampdorian dhe një herë më Lazion.

E tash i erdhi fundi edhe pritjes së gjatë për një gol evropian.

Në paraqitjen e tij të 66-të në kompeticione evropiane të UEFA-s, Acerbi e shënoi golin e parë mbrëmë për ta nivelizuar ndeshjen dramatike me Barcelonën në fund të minutave shtesë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Championsit.

Ky pa dyshim ishte goli më i rëndësishëm në karrierë për futbollistin italian.

Gjatë tërë karrierës, përfshirë këtu edhe golin ndaj gjigantit katalunas, Acerbi i ka shënuar 26 gola mes Serie A, Serie B, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë.

Ato gola kanë ardhur pas më shumë se 500 ndeshjeve në karrierë për Lazio, Sassuolo, Reggina, Chievo Verona, Milan e Inter.

Para se të mbërrinte këtu, ai e kishte pasur një jetë ferri.

Acerbi i kishte mposhtur dy herë kancerin, depresionin dhe varësinë nga alkooli. Çfarë shembulli… /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë