Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nita Shala emërohet ambasadore në Itali, Osmani: E njoh për rreth dy dekada, profesioniste e dalluar

15/07/2024 - 17:43
në Kryesore, Lajme
A A
Nita Shala emërohet ambasadore në Itali, Osmani: E njoh për rreth dy dekada, profesioniste e dalluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani e ka emëruar Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali.

Osmani njoftoi se ish-ministrja e Drejtësisë do të jetë përfaqësuesja e vendit në Romë.

lg.php.gifPër të, Osmani tha se është “profesioniste e dalluar juridike”.

“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder”, shkroi Osmani në “X”.

“I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, shtoi ajo.

lg.php.gifNita Shala paraprakisht ishte zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1 dhe koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje.

Në MD ishte emëruar në mars të vitit 2020.

Nita Shala është doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva.

Kur kryeministri Albin Kurti e pati emëruar si zëvendësministre, Zyra e tij shkruante se Nita Shala “ka shkëlqyer gjatë studimeve themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe në studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy”.

Nita Shala është avokate me eksperiencë profesionale në institucione ndërkombëtare. Ajo ka punuar edhe në zyrën e OKB-së në Gjenevë, për ta këshilluar ambasadën e Republikës së Shqipërisë në proceset e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në zyrën e Prokurorit në Tribunalin e Hagës, e angazhuar në Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe kundër Vlastimir Xhorxhevic, dhe mbështetje ndërkombëtare në EURALIUS dhe PAMECA V në Shqipëri si ekspert ligjor i procesit të implementimit të reformës dhe themelimit të institucioneve të reja në drejtësi.

Nga viti 2018, punon në Katedrën Penale në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në lëndët e drejta penale dhe e drejta penale ndërkombëtare”.

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: Nuk ka të drejtë kryeministri ta lirojë zyrën pa ardhur kryeministri tjetër

Kryeziu: Nuk ka të drejtë kryeministri ta lirojë zyrën pa ardhur kryeministri tjetër
21/08/2026 - 20:44

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për detyrimet e kryeministrit dhe zëvendësministrave gjatë periudhës së tranzicionit institucional.Ai ka thënë se kryeministri nuk mund ta lërë...

Më shumëDetails

Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut

Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
21/08/2026 - 20:34

Kryetarët e Lëvizjës Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar më nga e mërkura për të diskutuar rreth emrit të presidentit konsensual. Analistë politik vlerësojnë që...

Më shumëDetails

Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti

Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti
21/08/2026 - 20:23

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Arsimit, Hajrulla Çeku, për, siç ka thënë ajo, mungesën e transparencës dhe angazhimit për sigurimin e librave shkollorë, në...

Më shumëDetails

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare
21/08/2026 - 20:09

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se sportistët kosovarë janë gati Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në videon e ndarë, shihen sportistët teksa shoqërohen me këngën ‘Mora Fjalë’’.

Më shumëDetails

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor
21/08/2026 - 19:49

Ministrja e Mjedisit ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” që ndodhet në zonën e mbrojtur të liqenit të...

Më shumëDetails

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
21/08/2026 - 19:36

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë në EURO n’T7 ka folur për problemet e mëdha që po kanë komunat e Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë