Boksieri algjerian, Newfel Ouatah ka sjellur momente që nuk janë parë në të kaluarën në boks.
Në meçin që po zhvillohej në Montreal, Ouatah me të nisur përballja u ul në gjunjë, e ngriti dorën lart dhe nuk pranoi të boksoj.
Rivali i tij, Simon Kean e goditi me boks në kokë, por për fat të mirë goditja nuk ishte aq e rëndë, shkruan Indeksonline.
Pas bisedës me Newfel Ouatah, arbitri u detyrua të pezullonte luftën dhe shpalli Simon Kean si fitues.
Boksieri algjerian shpjegoi se arsyeja e protestës së tij ishte vendimi i Federatës për të mos i mbuluar shpenzimet e lëndimeve apo pasojave të tjera nga boksi.
Ouatah është kushëriri i afërm i Karim Benzemas.