Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen”, Xhaka flet për ndeshjen me Kosovën

08/09/2023 - 19:13
në Sport
A A
“Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen”, Xhaka flet për ndeshjen me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova pret të shtunën Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, teksa në konferencë për shtyp u paraqit përzgjedhësi Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka.

Lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e pranoi se për të është një sfidë speciale dhe me shumë emocione, ndërsa shtoi se ndjehet si në shtëpi.

Ke luajtur kundër Shqipërisë, Serbisë dhe tani Kosova, cilat janë emocionet? “Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”.

Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Kosovën janë pak ndryshe, a ke bërë ndonjë përgatitje ndryshe nga ndeshjet e tjera? “Ne e njohim mirë Kosovën dhe lojtarët e saj. Trajneri na ka përgatitur njësoj, jemi përgatitur shumë mirë dhe tani duhet të tregojmë veten në fushë”.

Nga Kosova vazhdojnë të largohen lojtarë, më të fundit Daku dhe Muja… Kemi lojtarë që janë pjesë e Gjermanisë apo Zvicrës, cila është këshilla juaj për Federatën që të mos largohen më lojtarë? “Është pyetje e vështirë, është pozitive sepse kemi tre apo katër kombëtare. Kemi lojtarë që luajnë për kombëtare të mëdha, por gjithsecili duhet ta vendosë vetë se ku shkon. Është e vështirë ta them unë përgjigjen”.

Nesër luan ndeshjen e 150 me Zvicrën, a e ke pasur më parë familjarët prezent në konferencë si sot? “Nuk ka ndodhur kurrë, por këtu ndjehem si në shtëpi. Respektin dua t’iu kthej ju, ndjehem krenar që jam këtu. Nesër edhe pse jam me tjetër fanellë do t’iu bëj edhe juve të lumtur”.

Trajneri tha kemi ardhur për fitore, por ti je dakord për barazim apo jo? “Nuk dua të përgjigjem”, tha Xhaka duke qeshur. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Spanja nuk arrin që të fitojë kundër Kepit të Gjelbër

Spanja nuk arrin që të fitojë kundër Kepit të Gjelbër
15/06/2026 - 21:04

Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka shkaktuar një nga befasitë e para të Kampionatit Botëror, duke barazuar 0:0 me Spanjën në ndeshjen e parë të Grupit H. Pavarësisht...

Më shumëDetails

Befasi në Kupën e Botës: Kjo kombëtare shkarkon trajnerin pas rezultatit zhgënjyes

Befasi në Kupën e Botës: Kjo kombëtare shkarkon trajnerin pas rezultatit zhgënjyes
15/06/2026 - 16:39

Përzgjedhësi i Tunizisë, Sabri Lamouchi, raportohet se është shkarkuar vetëm pak orë pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026....

Më shumëDetails

Lamine Yamal nuk pritet të luaj sonte ndaj Kepit të Gjelbër, de La Fuente e kursen yllin

Lamine Yamal nuk pritet të luaj sonte ndaj Kepit të Gjelbër, de La Fuente e kursen yllin
15/06/2026 - 15:47

Dy nga kombëtaret që konsiderohen ndër favoritët kryesorë për triumfin në Kupën e Botës, Spanja dhe Belgjika, do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të para në turne, me...

Më shumëDetails

Curaçao hyn në histori, Gjermania i shkakton një nga humbjet më të thella në Kupën e Botës

Curaçao hyn në histori, Gjermania i shkakton një nga humbjet më të thella në Kupën e Botës
15/06/2026 - 15:27

Fitorja 7-1 e Gjermanisë ndaj Curaçaos në Kupën e Botës 2026 është futur në listën e disfatave më të rënda në historinë e turneut më prestigjioz të futbollit....

Më shumëDetails

A është Mbappe shumë individualist? Si krahasohet ai me Messi dhe Ronaldo

A është Mbappe shumë individualist? Si krahasohet ai me Messi dhe Ronaldo
15/06/2026 - 12:48

Kylian Mbappe vazhdon të jetë një nga futbollistët më të mëdhenj të brezit të tij, por sipas kampionit të botës me Francën në vitin 1998, Frank Leboeuf, sulmuesi...

Më shumëDetails

Bashkëpunimet më të mira dhe më të dobëta për fanellat gjatë Botërorit 2026

Bashkëpunimet më të mira dhe më të dobëta për fanellat gjatë Botërorit 2026
15/06/2026 - 11:49

Me afrimin e Kupës së Botës 2026, markat më të njohura të modës dhe sportit po nxjerrin koleksione ekskluzive, fanella të veçanta dhe bashkëpunime kreative me kombëtaret pjesëmarrëse....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    642 Shpërndaje
    Shpërndaje 257 Tweet 161
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë