Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Amerikane: Qeveria e re e Kosovës të kalojë nga planet në veprime për LNG-në

05/06/2026 - 20:18
në Kryesore, Lajme
A A
Oda Amerikane: Qeveria e re e Kosovës të kalojë nga planet në veprime për LNG-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) po avokon që Kosova të pranojë gazin e lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (LNG) dhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme të gazit ta trajtojë si prioritet strategjik kombëtar.

Përmes një dokumenti të politikave me titull “Shfrytëzimi i Gazit Natyror të Lëngshëm Amerikan (LNG) për Sigurinë Energjetike dhe Bashkërendimin Strategjik të Kosovës”, OEAK shprehet po ashtu se Kosova aktualisht nuk posedon infrastrukturë fizike operative vendore, e as një kornizë mjaftueshëm të zhvilluar rregullative dhe të tregut, për të përdorur drejtpërdrejt gazin natyror të lëngshëm.

Megjithatë, Oda thotë se kjo pengesë duhet të kuptohet kryesisht si çështje e gatishmërisë së brendshme, dhe jo si mungesë e furnizimit rajonal apo e mundësive për qasje.

“Prandaj, qasja në gazin natyror të lëngshëm amerikan varet nga dy drejtime paralele dhe të ndërvarura: integrimi në infrastrukturën ekzistuese dhe atë në zhvillim në rajon, si dhe zhvillimi i një kornize të besueshme ligjore dhe rregullative vendore për gazin”, thotë OEAK.

Më tej, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, si pjesë e rrjetit të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thekson se nga perspektiva e infrastrukturës fizike, Kosova duhet të pozicionohet brenda korridoreve rajonale të mbështetura nga LNG-ja, përfshirë terminalet në Greqi dhe Kroaci, Korridorin Vertikal të Gazit dhe interkoneksionet veri-jug në Evropën Juglindore.

Zhvillimet e fundit, Oda thotë se tregojnë se disponueshmëria e furnizimit me gaz nuk paraqet kufizim thelbësor.

“Terminali i LNG-së në Aleksandropolis (Greqi), i kombinuar me lidhjet e gazsjellësit drejt Maqedonisë së Veriut, vlerësohet të ofrojë afërsisht 2.8 miliardë metra kub (bcm) kapacitet vjetor, prej të cilit vetëm 0.4–0.8 bcm pritet të konsumohen në mënyrë vendore, duke lënë deri në 2 bcm të disponueshme për rieksport. Kjo dëshmon se në rajon ekzistojnë vëllime të mjaftueshme për të akomoduar kërkesën e ardhshme të Kosovës, me kusht që të krijohet infrastruktura e interkoneksionit. Në të njëjtën kohë, indiciet se korridori historik i gazsjellësit (Mitrovicë-Prishtinë-Ferizaj-Shkup) mbetet i rezervuar përbëjnë një faktor të rëndësishëm lehtësues”.

“Ndonëse kjo nuk përbën infrastrukturë funksionale, mund të zvogëlojë ndjeshëm një nga pengesat më komplekse të zhvillimit, siç është shpronësimi i tokës, duke përshpejtuar kështu afatet e ndërtimit të gazsjellësit dhe duke ulur kostot e përgjithshme të projektit”, tha Oda në këtë dokument.

Sipas vlerësimeve të Odës, po aq kritike është edhe korniza ligjore dhe institucionale.

Megjithëse Kosova ka miratuar Ligjin Nr. 05/L-082 për Gazin Natyror, OEAK thotë se kjo kornizë kërkon harmonizim të mëtejshëm me acquis-in energjetik të Bashkimit Evropian dhe modernizim të rregullave të tregut për të garantuar besimin e investitorëve, mundësuar qasje për palë të treta dhe mbështetur kontraktimin afatgjatë.

“Paralelisht, mospërputhjet rregullative dhe fiskale vazhdojnë ta pengojnë zhvillimin e LNG-së. Veçanërisht, aplikimi i akcizës mbi LNG-në duket i paharmonizuar me praktikat ndërkombëtare, pasi LNG-ja zakonisht matet në njësi energjetike dhe jo në litra, ndërsa produktet e krahasueshme të gazit natyror përgjithësisht nuk i nënshtrohen një taksimi të tillë. Duke pasur parasysh se furnizimi me LNG në rajon buron kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, një trajtim i tillë mund të krijojë gjithashtu shtrembërime të paqëllimshme në politikat tregtare”, thonë në Odën Amerikane.

Të marra së bashku, Oda thekson se këta faktorë çojnë drejt një përfundimi të qartë strategjik: qasja e Kosovës në LNG nuk kufizohet nga disponueshmëria rajonale e furnizimit, por nga prioritetizimi i politikave të brendshme, zhvillimi i infrastrukturës dhe gatishmëria rregullative.

“Adresimi i këtyre boshllëqeve, përmes investimeve të synuara infrastrukturore, harmonizimit rregullativ dhe korrigjimit të trajtimit fiskal, do të largonte pengesat artificiale dhe do t’i mundësonte Kosovës të integrohej më shpejt në tregun rajonal të gazit që po merr formë”, u tha mes tjerash në dokumentin e politikave hartuar nga OEAK.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë potencon se për Kosovën, një vend me varësi të lartë nga importi, me kapacitete të vjetruara të prodhimit të energjisë me bazë linjiti dhe me diversifikim të kufizuar energjetik, “LNG-ja amerikane përfaqëson jo vetëm një burim alternativ energjie, por edhe një instrument strategjik”.

Ky dokument politikash i bën thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të kalojë përtej trajtimit konceptual të LNG-së dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe konkretë drejt zbatimit.

“Duke pasur parasysh presionin në rritje mbi kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë, veçanërisht në dritën e remontit të planifikuar të termocentraleve ekzistuese me linjit, si dhe barrën e konsiderueshme që kostot e importit të energjisë tashmë po i shkaktojnë ekonomisë, nevoja për diversifikim është bërë urgjente”, tha Oda Amerikane në këtë dokument politikash.

JU REKOMANDOJMË

Osmani në tubimin përmbyllës të LDK-së: Kosova meriton më shumë, po hapet një kapitull i ri i historisë

Osmani në tubimin përmbyllës të LDK-së: Kosova meriton më shumë, po hapet një kapitull i ri i historisë
05/06/2026 - 21:20

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin përmbyllës në tubimin e kësaj partie në Prishtinë, duke thënë se vendi po hyn në...

Më shumëDetails

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
05/06/2026 - 20:58

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar në meritë theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen nga Tivati, vendi ku po zhvillon punimet samiti i...

Më shumëDetails

Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pensionet do të rriten, familjet do të mbrohen e rinia do të punësohet

Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pensionet do të rriten, familjet do të mbrohen e rinia do të punësohet
05/06/2026 - 20:51

Paga më të mëdha, dyfishim të pensioneve, mbrojtje për familje e punësim për rininë, ka premtuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku. Sipas tij, LDK nuk do të blejë...

Më shumëDetails

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të
05/06/2026 - 20:43

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka dëshmuar se është transaksionale në qasjen e saj ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Në një...

Më shumëDetails

Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV vetëm 2 ditë para zgjedhjeve

Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV vetëm 2 ditë para zgjedhjeve
05/06/2026 - 20:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin më të ri në Vetëvendosje vetëm 2 ditë para zgjedhjeve parlamentare, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai i ka uruar mirëseardhje...

Më shumëDetails

Auditimi gjen parregullsi në raportin e Zyrës së Kryeministrit

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët
05/06/2026 - 19:42

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për Zyrën e Kryeministrit për vitin 2025, duke dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare dhe duke evidentuar një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë