Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Orav: Plani i Rritjes s’ka të bëjë vetëm me marrje fondesh, BE dëshiron të shohë një zgjidhje të qëndrueshme për Veriun e Kosovës

03/01/2025 - 15:42
në Kryesore, Lajme
A A
Orav: Plani i Rritjes s’ka të bëjë vetëm me marrje fondesh, BE dëshiron të shohë një zgjidhje të qëndrueshme për Veriun e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka publikuar një shkrim autorial sot, ku flet për vitin 2025 dhe premtimin që Kosova gjatë këtij viti do të afrohet me BE-në. Orav tek ky shkrim ka folur edhe për përkrahjen financiare që BE-ja do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes, shkruan Gazeta Express.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se pagesat në kuadër të këtij plani do të bëhen në momentin që plotësohen të gjitha hapat e reformave që janë nënvizuar në Reformën e Agjendës së Kosovës, duke sqaruar se 880 milionë janë në dispozicion për implementimin e saj.

Orav ka porositur Kosovën që të shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes duke implementuar Reformën e Agjendave dhe të lëviz më afër BE-së.

“Me këtë në mendje, mesazhi im për Kosovën është që të shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes, të zbatojë Agjendën e saj të Reformave dhe të afrohet më shumë me BE-në. Zgjerimi është një proces i bazuar në merita, dhe ritmi i integrimit është gjithashtu në duart e Kosovës. Kjo do të varet nga gatishmëria dhe historia e saj në zbatimin e reformave të nevojshme”, ka shkruar Orav.

Megjithatë shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka thënë se procesi i reformave s’është vetëm rreth marrjes së fondeve nga Plani i Rritjes apo të bashkuarit në BE. Sipas tij procesi i reformave ka të bëjë me implementimin e reformave demokratike dhe ekonomike për një Kosovë më të mirë dhe për të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Duke folur për këtë, Orav ka thënë se BE-ja dëshiron gjithashtu të shoh edhe një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në Veri të Kosovës, të shoh një vend ku të gjitha komunitetet jetojnë krah për krah në siguri dhe ku ndjehen të përfaqësuar siç duhet nga ata që janë në detyrë dhe të kenë kujdesin e duhur nga shërbyesit publik të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Ky kuvend është i gabuar sepse erdhi si i njëanshëm dhe në kohë sfiduese për Republikën

Abdixhiku: Ky kuvend është i gabuar sepse erdhi si i njëanshëm dhe në kohë sfiduese për Republikën
30/07/2026 - 18:58

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku është duke mbajtur fjalim në Kuvendin e LDK-së. AI tha se ky Kuvend është i gabuar sepse është thirrur në mënyrë të njëanshme....

Më shumëDetails

Abdixhiku: E rëndë të qëndrosh përballë njerëzve me të cilët ke ecur gjatë, për të rrëzuar njërin prej nesh

Abdixhiku: E rëndë të qëndrosh përballë njerëzve me të cilët ke ecur gjatë, për të rrëzuar njërin prej nesh
30/07/2026 - 18:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ka folur për periudhën e udhëheqjes së tij...

Më shumëDetails

Gazmend Muhaxheri flet para nisjes së Kuvendit, thotë se për shkarkimin ose jo të Abdixhikut vendosin delegatët

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut
30/07/2026 - 18:31

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur para nisjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm. Ai ka thënë se pret një proces demokratik dhe se sipas tij s’do të ketë...

Më shumëDetails

Abdixhiku arrin në Kuvendin ku do të vendoset për fatin e tij: Do të flas brenda për të gjitha çështjet

Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku
30/07/2026 - 18:16

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë ku do të vendoset për fatin e tij. Abdixhiku s’ka pranuar që t’iu përgjigjet pyetjeve...

Më shumëDetails

Kuvendi i LDK-së, ja çfarë thotë ish-kryetari Isa Mustafa

Mustafa: Periudha e talljes u anulua, Dehari s’ka legjitimitet
30/07/2026 - 18:06

Lidhja Demokratike e Kosovës, në orën 18:00, do ta vërë edhe një herë në provë kryetarin e saj aktual, Lumir Abdixhiku, për të parë nëse do t’i marrë...

Më shumëDetails

Gashi para Kuvendit të LDK-së: Nivel i ri i politikbërjës në Kosovë, sot s’flasim për kandidat

Gashi para Kuvendit të LDK-së: Nivel i ri i politikbërjës në Kosovë, sot s’flasim për kandidat
30/07/2026 - 18:02

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar para fillimisht të Kuvendit të kësaj partie. Gashi për media, tha se mendon që procesi do të jetë demokratik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë