Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizatat për të Drejtat e Njeriut i adresojnë një letër Osmanit dhe Konjufcës: Demokracia është në rrezik

09/06/2024 - 21:30
në Kryesore, Lajme
A A
Organizatat për të Drejtat e Njeriut i adresojnë një letër Osmanit dhe Konjufcës: Demokracia është në rrezik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Refuzimi i Kuvendit të Kosovës për të pranuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2022 ka nxitur shqetësime në Rrjetin Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Ata janë drejtuar me një letër presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, duke i bërë thirrje që të sigurojë respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rajonale të aplikueshme për institucionet kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe organet e barazisë si Avokati i Popullit.

Me të njëjtën letër, i janë drejtuar edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

“Përputhja e plotë me parimet e Parisit dhe organet e pavarura të Barazisë janë shtylla e të Drejtave të Njeriut, demokracisë dhe shtetit të së Drejtës, të cilat luajnë një rol vendimtar në sigurimin e zbatimit të të drejtave themelore në nivel kombëtar. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së i njohin këto institucione si akterë themelorë për balancimin e pushteteve në vend dhe për garantimin e respektimit të shtetit të së Drejtës, demokracisë dhe të drejtave themelore”, thuhet ndër të tjera në letër e Rrjetit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Më tutje në këtë letër thuhet se legjislacioni i Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës përfshinë dispozita që raporti vjetor të prezantohet dhe diskutohet në seancën plenare të Kuvendit.

”Refuzimi i raportit përbën precedent shqetësues për ndërhyrje të padrejtë në gjetjet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit. Është gjithashtu shqetësuese për besimin e publikut në institucionin, i cili luan një rol vendimtar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të individëve në Kosovë dhe aktualisht gëzon një nivel shumë të lartë të besimit dhe vlerësimit popullor”, thuhet në letër.

Në letrën e Rrjetit Evropian për të Drejta të Njeriut theksohet se një nga kërkesat themelore të Parimeve të Parisit është që një Institucion Kombëtar i të Drejtave të Njeriut duhet të jetë në gjendje të veprojë i pavarur nga ndërhyrjet politike. Më pas përmenden edhe parimet e Venecias, ku theksohet se raportet vjetore duhet të merren parasysh siç duhet nga autoritetet.

“Pavarësia e këtyre institucioneve është përcaktuar edhe në Direktivat e BE-së 2024/1499 dhe 2024/1500, të cilat vendosin standarde minimale për Organet e Barazisë. Shteteve Anëtare u kërkohet të miratojnë masa për të siguruar që Organet e Barazisë të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime të jashtme. Gjithashtu, këto institucione nuk duhet të kërkojnë apo marrin udhëzime nga Qeveria apo nga ndonjë subjekt tjetër publik apo privat gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, ku përfshihet edhe përgatitja e një raporti vjetor të veprimtarisë”, thuhet në letër.

Mes tjerash Rrjeti Evropian për të Drejta të Njeriut në këtë letër shprehen të shqetësuar pasi që ky zhvillim mund të dëmtojë hapësirën që Ombudspersoni të kryejë punën e tij në mënyrë efektive dhe të pavarur. Madje kanë edhe një thirrje për institucionet e Kosovës.

“Qeveria dhe Parlamenti në Kosovë, si të gjitha qeveritë dhe parlamentet në nivel global, kanë për detyrë të sigurojnë që institucionet që monitorojnë shtetin të mbrohen nga ndërhyrjet. Këto institucione duhet të jenë të lira për të ushtruar mandatin e tyre për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, barazinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në letër.

Ditë më parë në emisioni Politiko, avokati i Popullit, Naim Qelaj kishte folur për kritikat e refuzimin e Kuvendit për raportin e këtij insitucioni. Teksa një veprim të tillë të Kuvendit, edhe vet Qelaj e kishe cilësuar si ndërhyrje.

Kishte qenë Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza e cila kishte kritikuar punën e avokatit të popullit, duke thënë se puna e tij nuk ka dhënë rezultate, në bazë të përgjegjësive që i dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga Ligji për Avokatin e Popullit.

JU REKOMANDOJMË

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim

Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e Millosheviçit, kjo që ka fjetur nëpër vilat e Beogradit kur ne luftonim
26/08/2026 - 11:13

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar me një postim ironik në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit rreth aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Në...

Më shumëDetails

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë
26/08/2026 - 10:37

​Dogana e Kosovës edhe pse është institucion vital shtetëror, duket se punon me standarde të dyfishta. Kjo pasi që për raste të njëjta të dyshimeve për keqpërdorim të...

Më shumëDetails

Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin

Flet ish-ambasadori të cilit Sheholli ia dërgoi dokumentin e RDB-së serbe për Kurtin
26/08/2026 - 10:32

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, analisti politik Blerim Canaj konfirmoi të martën i dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli ia kishte dërguar dokumentin e pretenduar të shërbimeve inteligjente serbe...

Më shumëDetails

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë

AAK nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, Tahiri: S’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm
26/08/2026 - 10:20

Aleanca ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, për siç thonë ata lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë. Deputeti i kësaj partie Besnik Tahiri ka...

Më shumëDetails

Konjufca deklarohet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën – i bindur se do t’i shtyjmë synimet e interesat përpara edhe gjatë mandatit të tij
26/08/2026 - 10:11

Në seancën e rigjykimit të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca...

Më shumëDetails

Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
26/08/2026 - 09:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po pengon projektet zhvillimore në kryeqytet, duke kërkuar nga Vetëvendosje të tregojë se kush ka urdhëruar ndalimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë