Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka vizituar komunën e Drenasit, derisa vizitojë edhe shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë, raporton Ekonomia Online.
Osmani në shoqërimin e kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, u takua edhe me nxënës të moshave të ndryshme të kësaj shkolle dhe bëri homazhe te busti i Xhevë Lladrovcit.Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka thënë se Drenasi është simbol i qëndresës dhe herozimit.













