Modelja kosovare, Juliana Nura ka vendosur që dje t’i bashkohet grupit për shëtitje në Bjeshkën e Madhe të Deçanit.
Ajo ka postuar disa video e foto të ndryshme në Instagram.
Morri vëmendje fotoja e publikuar me Ramush Haradinaj, dyshja duken tejet të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
Ditë më parë Juliana deklaroi për emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal10 se do t’i futet politikës.
Pas kësaj shëtitje me të parin e AAK-së lindin dyshime se modelja mund t’i bashkohet kësaj partie.