Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër

04/10/2025 - 12:24
në Lajme
A A
Pas vendimit të Kushtetueses, Rashiq: Nuk pres të më votojnë, zgjedhjet janë afër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku ende nuk është zgjedhur asnjë nënkryetar nga radhët e Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi të konstituohet plotësisht brenda 12 ditësh, përfshirë zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetet jo-shumicë, siç parashihet me Kushtetutë.

Por Rashiq ka shprehur rezerva ndaj qartësisë së këtij vendimi, veçanërisht për sa i përket mundësisë së kandidimit nga ndonjë subjekt tjetër përveç Listës Serbe.“Ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është krejt i kompletuar. Nuk e kam parë që është krejt i qartë, në veçanti për Listën Serbe, sepse nuk ceket në asnjë vend a do të mundësohet ose jo një kandidim tjetër përveç listës më të madhe, që është Lista Serbe”, deklaroi Rashiq në Tëvë1.

I pyetur nëse do të propozohet sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe nëse do të mund t’i sigurojë votat e nevojshme, ai shprehu skepticizëm.

“Sinqerisht, nuk e di a do t’i marr ato pesë votat. Kësaj here nuk kam shpresë”, tha ai .

Rashiq foli edhe për mosvotimin e tij në seancën e kaluar, duke theksuar se një veprim i tillë nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

“Unë, siç e kam pasur argumentin edhe më herët, besoj që votimi i tillë nuk është kundër Kushtetutës. Edhe ky vendim i Gjykatës nuk thotë që ka qenë kundër Kushtetutës. Nuk hyj në detaje nëse ka qenë kundër rregullave për ndarjen, por një votim i tillë nuk është i paligjshëm”, theksoi ai.Në fund, Rashiq nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke deklaruar:

“Unë mendoj 80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës
26/07/2026 - 11:56

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, duke...

Më shumëDetails

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik
26/07/2026 - 11:38

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me pretendimet se Lule Gjeli është koordinuar nga persona që...

Më shumëDetails

Gërxhaliu: Politika po e lë në hije ekonominë, rritja e çmimeve po godet qytetarët, fuqia blerëse çdo ditë e më dobët

Gërxhaliu: Politika po e lë në hije ekonominë, rritja e çmimeve po godet qytetarët, fuqia blerëse çdo ditë e më dobët
26/07/2026 - 11:02

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se gjendja ekonomike në vend është shqetësuese për shkak të fokusit te politika. “Në aspektin ekonomik, situata në Kosovë...

Më shumëDetails

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
26/07/2026 - 10:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Kosova është më e sigurt se kurrë e se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave ndër vite, raporton Ekonomia...

Më shumëDetails

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët
26/07/2026 - 10:26

Kristian Prenga ka lënë gjurmë me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, pavarësisht humbjes me nokaut në raundin e dytë të meçit të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.Boksieri shqiptar...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës
26/07/2026 - 10:16

Policia e Kosovës organizon sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë