Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës

04/05/2026 - 11:37
në Opinione
A A
Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Recension mbi librin “Mësuesi ishte vrasës: një histori e vërtetë spiunazhi në Kosovë” të autorit Visar Duriqi (2026)

Shkruan: Burim Ramadani

Është një pasqyrë tronditëse e së vërtetës që shpesh nuk guxojmë ta shohim drejt. As ta interpretojmë drejt. Një përballje e drejtpërdrejtë me realitetin e ndërlikuar të Kosovës së pasluftës. Një dekonstruktim i një operacioni të thellë armiqësor të Serbisë kundër Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Libri ‘Mësuesi ishte vrasës’ nuk është thjesht një rrëfim. Përmes një historie të bazuar në fakte, autori Visar Duriqi sjell para lexuesit një figurë që sfidon çdo përkufizim të zakonshëm: Nazim Bllacën. Një mësues që bëhet ushtar, një ushtar që bëhet spiun, një spiun që shndërrohet në dëshmitar të rrjeshëm dhe, në fund, një simbol i paqartë i një kohe të paqartë. Por, gjithsesi simbol kundër të vërtetës së Kosovës, gjë që autori Visar Duriqi e ka dekonstruktuar.

Ajo që e bën këtë libër të veçantë nuk është vetëm tema e tij e fortë, por mënyra si ndërtohet rrëfimi. Duriqi nuk përpiqet të imponojë një të vërtetë të vetme. Përkundrazi, ai e zhyt lexuesin në një rrjet pyetjesh të vështira. Kjo qasje e sinqertë dhe pa kompromis është një nga pikat më të forta të librit.

Një nga dimensionet më të fuqishme të librit është transformimi i personazhit kryesor. Nga një figurë e zakonshme në një fshat të Kosovës, ai shndërrohet në një aktor kyç në ngjarje që prekin një shoqëri të tërë. Ky transformim nuk paraqitet si një rrugë lineare, por si një proces i mbushur me kontradikta, presione dhe zgjedhje të vështira. Një reflektim i vetë realitetit të kohës në Kosovën tonë.

Libri gjithashtu hedh dritë mbi një temë shpesh të anashkaluar: mënyrën se si paslufta nuk është fundi i konfliktit, por transformimi i tij. Në vend të armëve, hyjnë në lojë dokumentet, (dez)informacioni dhe rrjetet e padukshme të shërbieve sekrete armiqësore. Në këtë kontekst, e vërteta nuk është më vetëm një çështje morale.

Dhe, këtë të vërtetë rreth ‘mësuesit që u bë vrasës’, Duriqi e kornizon saktësisht, duke ndërlidhur të vërtetën e Nazim Bllacës në raportin e tij me mekanzima sekret serb kundër Kosovës. Një e vërtetë që mundet lirisht të përmblidhet në këtë formulim brenda librit: “Dëshpërimi i Bllacës ishte i qartë: shteti serb i detyrohej kompensim, një borxh që ai ia kishte kujtuar Stankoviqit në takimet e mëparshme – familjes së tij iu premtua një plan strehimi në Australi. Një premtim që nuk u mbajt kurrë.”

Stili i autorit është një kombinim i fuqishëm i gazetarisë hulumtuese dhe narracionit letrar. Ai arrin të ndërtojë një atmosferë tensioni të vazhdueshëm, ku çdo detaj duket se fsheh një kuptim më të thellë. Lidhja personale e autorit me personazhin e bën rrëfimin krejtësisht autentik, duke i dhënë librit një dimension emocional që e afron lexuesin me ngjarjet.

“Mësuesi ishte vrasës” është një libër që nuk të jep rehati. Ai të sfidon, të provokon dhe të detyron të mendosh përtej narrativave të zakonshme. Është një vepër e guximshme, e nevojshme dhe thellësisht relevante për këdo që dëshiron të kuptojë jo vetëm të kaluarën, por edhe mekanizmat që vazhdojnë të formësojnë të tashmen e të kërcënojnë me shtrembërim të vërtetën tonë të Kosovës.

Në një kohë kur e vërteta shpesh relativizohet ose manipulohet, libri i Visar Duriqit qëndron si një dëshmi e rëndësishme e fuqisë së rrëfimit dhe e domosdoshmërisë për të kërkuar përgjigje, madje edhe kur ato janë të pakëndshme.

Një lexim i domosdoshëm për secilin e secilën në jetën publike dhe institucionale.

JU REKOMANDOJMË

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Pse lëshoi pe Kurti?

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
12/10/2026 - 14:15

Ajo çka e ka brengosur posaçërisht Kurtin ka qenë zgjimi dhe angazhimi i brezit më të ri të votueseve në përkrahje të “Liria ka emër”, brohoritjet “UÇK! UÇK!”...

Më shumëDetails

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
10/10/2026 - 22:17

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë...

Më shumëDetails

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
08/10/2026 - 10:14

Shkruan Bardhyl Mahmuti Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk...

Më shumëDetails

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë
02/10/2026 - 15:30

Pas vendimit të Hagës, që preku në thelb një prej shtyllave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës, dhe pas viteve të bllokimit ndërkombëtar, sanksioneve pas Banjskës...

Më shumëDetails

EULEX-i nuk na njeh si shtet, por e mbështet Gjykatën që gjykon në emër të popullit tonë

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
29/09/2026 - 15:02

Shkruan: Arianit Koci Zyrtarisht, EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron në kuadër të Rezolutës 1244. Në praktikë, nuk e afirmon Republikën e Kosovës si shtet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë