Sigal Prishtina ka pësuar humbje kundër Pejës, veç me dy pike diferencë.
Skuadra pejane fitoi në palestrën “Karagaç” me rezultat 79:77.
Mysafirët e nisën mirë ndeshjen duke fituar me rezultat 18:23, derisa çereku i dytë i takoi vendasve duke fituar me rezultat 26:17.
Pjesa e pare mbaroi me rezultat 44:40.
Çereku i tretë ishte i barabartë 20:20, derisa i fundit u fitua nga mysafirët me rezultat 15:17, por që s’mjaftuan për të triumfuar.
Loja ishte e vlefshme për javën e tetë të Prince Caffe Superligës.