Gazeta shqiptar Çim Peka ka dhënë pretendime të forta gjatë intervistës me Bilall Kasamin, njërin nga kryetarët e koalicionit Vlen.
Ai ka bërë me dije se Prokuroria e Kosovës po heton IP adresa nga zyrat e Izet Mexhitit dhe Adnan Azizi.
Ai ka bërë me dije se këto IP adresa dyshohet se janë përdorur për fushata sulmesh dhe linçimesh në rrjetet sociale kundër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai ka pretenduar se aktivitetet e tilla janë kryer në koordinim me struktura të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Rasti po e heton prokuroria e Kosovës dhe këtë e them me bindje, kjo është dhe zyrtare. Një nga adresat e sulmeve kundër LDK-së dhe Vjosa Osmanit është me IP e Adnan Azizit, shef kabinetit i Izet Mexhiti”, ka thënë ai.
Më pas, Kasami ka sqaruar se Adnan Azizi nuk është shef i kabinetit të Izet Mexhidit, por deputet i koalicionit VLEN.
“Për herë të parë dëgjoj dhe sigurisht se si njeri nder udhëheqësit e VLEN-it do ta konsideroj seriozisht këtë që thoni ju, sepse ju besoj”, ka thënë Kasami.
Kurse, gazetari Peka ka thënë se këtë shqetësim Osmani e ka ndarë edhe me zyrtarët amerikanë.
“Ka pas një komunikim të zonjës Osmani edhe me diplomatë amerikanë në Kosovë dhe rasti i është dhënë prokurorisë dhe po hetohet. Pra, është një gjë serioze”, ka thënë Peka.














