Roger Federer njoftoi dorëheqjen e tij të enjten pasdite. Bota sportive tha fjalët më të mëdha për tenistin legjendar.
“Do të doja që ajo ditë të mos kishte ardhur kurrë. Është një ditë e trishtë për mua dhe për botën e sportit”, kanë qenë fjalët e Nadal për Federer.
Pensionimin e tij e ka përcjellur me fjalë të mëdha edhe Leo Messi.
Por, rivali i përjetshëm i Federer, Novak Djokovic është një nga të paktit që nuk ka reaguar fare për këtë lajm.
Djokovic luajti jo më pak se 50 herë kundër Federerit dhe fitoi 27 fitore kundër zviceranit.