Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Megjithatë, Policia ka demantuar raportimet e disa mediave se kinse është arrestuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Sipas PK-së, Ademit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i policisë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 21 mars 2023
Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise.