Përhapja e madhe e variantit të ri të koronavirusit duket të jetë shumë shqetësuese në mbarë botën.
Anglia është njëra ndër vendet e cila po e pëson më së shumti për shkak të rasteve të shumta pozitive, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në lidhje më këtë Premierliga është dashur të ndërmarrë masa të shpejta për të pasë gjendjen nën kontrollë.
Pjesëmarrja e tifozëve në stadium do të jetë e mundshme vetëm me dëshminë e vaksinimit ose me test negative të kryer vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Kujtojmë që gjendja me koronavirusin nuk është aspak më e mirë as në Gjermani.
Madje Bundesliga ka vendosur që gjitha ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve./Gazeta Reporteri/