Sigal Prishtina është finalistja e parë e Ligës Ballkanike.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj skuadrës malazeze, Lovcen, me rezultat 89-69, shkruan IndeksOnline.
Donovan Smith ishte basketbollisti më i dalluar te Prishtina, me 14 pikë.
Në finale dy herë kampioni i BIBL, e pret fituesin e ndeshjes KB Peja – AEL Limassol.