Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pullat postare emetohen “Fauna endemike” në Ditën e Lumenjve

28/09/2025 - 10:54
në Lajme
A A
Pullat postare emetohen “Fauna endemike” në Ditën e Lumenjve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve, emetoi sot emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”.

Sipas njoftimit të Postës së Kosovës, ky emetim vjen nga gjetja dhe përshkrimi i katër llojeve të reja të insekteve ujore endemike, derisa shton se për territorin e Kosovës ky zbulim përbën një arritje të veçantë në fushën e shkencave natyrore dhe të ruajtjes së biodiversitetit.

“Ky zbulim është rezultat i një pune të përkushtuar ekipore të studiuesve të entomologjisë, të cilët, përmes kombinimit të hulumtimeve në terren dhe analizave laboratorike, kanë arritur t’i identifikojnë këta organizma të rrallë dhe shumë të rëndësishëm. Përveç vlerës së tyre shkencore, këto gjetje përfaqësojnë edhe një thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit mbi mbrojtjen e ekosistemeve të brishta ujore në Kosovë”, thuhet tuje në njoftim.

Më poshtë gjeni përshkrimin e Postës së Kosovës për zbulimin e katër llojeve të reja të insekteve ujore endemike:

Rhyacophilasiparantum – u zbulua në vitin 2021 në një përroskë në fshatin Bogë të Pejës. Ky lloj ka rol të rëndësishëm në pastrimin e ujërave, me ç’rast edhe përballet me rrezikun e zhdukjes, për shkak të degradimit të habitatit nga ndërtimet infrastrukturore. Emri lidhet me emërtimin e vjetër të Pejës.

Tinodes Lumëbardhi – u zbulua në një degë të Lumëbardhit të Deçanit në vitin 2025. Është gjetur me vetëm disa individë, pasojë e ndotjes së rëndë të lumit. Emri i tij lidhet drejtpërdrejt me lumin ku është identifikuar, duke theksuar rolin e tij ekologjik.

Drusus Dardanicus – është zbuluar në vitin 2015 në Bollosicë të Podujevës dhe më vonë në disa degë të lumit Llap. Ky lloj rrezikohet nga prerja e pyjeve dhe degradimi i zonave burimore. Emri vjen nga qyteti i lashtë “Municipium Dardanicum”, ndërsa funksioni i tij kryesor lidhet me mbajtjen e pastërtisë së burimeve ujore.

Potamophylax Kosovaensis – është zbuluar në zonën e Bajgorës në vitin 2025. Numri i ulët i tyre dëshmon për presionet e shumta ndaj mjedisit në atë zonë. Emri i tij i referohet Kosovës, duke e lidhur drejtpërdrejt me vendin ku është gjetur.

“Posta e Kosovës, përmes pullave postare, mbështet mbrojtjen e faunës endemike dhe njëkohësisht promovon pasuritë e Republikës së Kosovës në botë. Ftojmë koleksionistët, institucionet, bizneset dhe qytetarët që ta pasurojnë koleksionin e tyre me këtë emision të veçantë filatelik”.

JU REKOMANDOJMË

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi
29/07/2026 - 11:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi, Alban Krasniqit, anëtar i VV-së dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Hahxhiu e ka quajtur “vrasës”, sot...

Më shumëDetails

Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK-u

Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiri, i kërkuar nga SPAK-u
29/07/2026 - 11:42

Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi se biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër...

Më shumëDetails

Ky është drejtori i “Vëllezërit Asllani”, Egzon Elshani, që u ndalua nga policia pas tragjedisë ku humbi jetën një punëtor

Ky është drejtori i “Vëllezërit Asllani”, Egzon Elshani, që u ndalua nga policia pas tragjedisë ku humbi jetën një punëtor
29/07/2026 - 11:10

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” në...

Më shumëDetails

Acarohen raportet brenda LDK, Gecaj ia kthen Havollit: Ishte njeriu më i afërt me PDK-në

Acarohen raportet brenda LDK, Gecaj ia kthen Havollit: Ishte njeriu më i afërt me PDK-në
29/07/2026 - 10:19

Ndasitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës vazhdojnë të thellohen në prag të mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm ku pritet të vendoset për lidershipin e ri të partisë. Të...

Më shumëDetails

Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën

Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën
29/07/2026 - 10:16

Alban Krasniqi, burri i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka eskaluar në cilësime ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Në një fotografi të postuar të Ramës në profilin...

Më shumëDetails

Ish-prokurori Blakaj që iku nga Kosova ‘shet’ patriozëm nga ShBA: 10 vjet më parë, patëm kryer gërmime në Zveçan – ishte atmosferë tensioni

Ish-prokurori Blakaj që iku nga Kosova ‘shet’ patriozëm nga ShBA: 10 vjet më parë, patëm kryer gërmime në Zveçan – ishte atmosferë tensioni
29/07/2026 - 08:51

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka bërë të ditur se 10 vjet më parë, me një grup bashkëpunëtorësh nga IML-ja dhe hetues të krimeve të luftës, kishin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë