Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Racizëm ndaj futbollistit të Gjilanit, reagon klubi dhe e dërgon çështjen në UEFA

29/08/2022 - 23:35
në Sport
A A
​Racizëm ndaj futbollistit të Gjilanit, reagon klubi dhe e dërgon çështjen në UEFA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Elton Cale, ish-futbollisti i Tiranës dhe tashmë pjesë e Gjilanit në Kosovë, ka rënë pre e racizimit në ndeshjen e fundit të Superliga.

Në ndeshjen që Gjilani luajti ndaj Drenicës për llogari të javës së tretë të kampionatit, braziliani është ofenduar në fushë nga lojtari kundërshtar, Shkëlzen Lushtaku.

Në lidhje me këtë gjest të dënueshëm, ka reaguar së fundmi edhe klubi i Gjilanit që ka lajmëruar rreth këtij episodi edhe Komisionin e Etikës pranë UEFA-s, ndërsa theksohet mbështetja deri në fund për Cale dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄, 𝐄𝐋𝐓𝐎𝐍𝐂𝐀𝐋𝐄!

Sport Club Gjilani reagon publikisht për fyerjet raciste në drejtim të futbollistit Elton Cale.

Futbollisti Cale u ofendua në baza racore nga Shkëlzen Lushtaku, futbollist i Klubit “Drenica” nga Skenderaj në duelin e xhiros së tretë në kampionatin “Albi Mall Superliga”.

Klubi ka reaguar menjëherë duke lajmëruar zyrtarin e ndeshjes, ztr. Agim Hasanin, gjyqtarin e katërt Isak Ceroviku dhe gjyqtarin kryesor Alban Shala. Po ashtu, edhe pas përfundimit të ndeshjes janë lajmëruar organet gjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Të njoftuar tashmë janë edhe shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, si dhe Komisioni i Etikës pranë UEFA-së, pasi që konsiderojmë se këto fyerje dhe sjellje në drejtim të futbollistit Cale nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, e në rastin më të vogël pa reaguar.

Në këto momente jo të lehta për futbollistin Cale dhe familjen e tij, ne qëndrojmë afër tyre dhe i ofrojmë mbështetje të plotë në luftën kundër racizmit, duke i siguruar që do të jemi vazhdimisht ‘këmbanë’ e këtij fenomeni të shëmtuar.

Sport Club Gjilani u bën thirrje gjithë futbollistëve dhe komunitetit sportiv në vend të kenë më shumë tolerancë ndërmjet vete dhe lojën e futbollit ta bazojnë në suazat e fair-playt dhe jo në suaza të racizmit.

𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎: https://bit.ly/3KrKokR

Zyra për shtyp

29 Gusht, 2022

JU REKOMANDOJMË

Rikthim në skenën e “krimit”, Anglia zbret në Estadio Azteca 40 vjet pas “Dorës së Zotit” të Maradonës!

Rikthim në skenën e “krimit”, Anglia zbret në Estadio Azteca 40 vjet pas “Dorës së Zotit” të Maradonës!
02/07/2026 - 15:13

Flasim për Kupën e Botës. Flasim për Meksikën. Dhe menjëherë, mendja shkon tek një emër, tek një stadium dhe tek një ndeshje që kaloi kufijtë e sportit për...

Më shumëDetails

Ronaldo u dërgon mesazh tifozëve para ndeshjes ndaj Kroacisë

Ronaldo u dërgon mesazh tifozëve para ndeshjes ndaj Kroacisë
02/07/2026 - 14:55

Cristiano Ronaldo dërgoi një mesazh para ndeshjes së raundit të 16-shes së Kupës së Botës kundër Kroacisë që menjëherë tërhoqi vëmendjen e tifozëve. Kapiteni portugez u bëri thirrje...

Më shumëDetails

Katër klube angleze në garë për Viniciusin

Katër klube angleze në garë për Viniciusin
02/07/2026 - 14:53

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi mbetet e paqartë, ndërsa katër klube të Premier League janë përmendur si destinacione reale për yllin brazilian. Vinicius ende nuk...

Më shumëDetails

Messi dhe Argjentina përballen me kontrolle të rrepta sigurie në Miami, reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

Messi dhe Argjentina përballen me kontrolle të rrepta sigurie në Miami, reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje
02/07/2026 - 13:33

Lionel Messi dhe kombëtarja e Argjentinës janë përgatitur për sfidën e tyre në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026 ndaj një prej surprizave më të mëdha...

Më shumëDetails

SHBA mposht Bosnje e Hercegovinën dhe kalon në 1/8 e finales, Balogun hero e më pas i përjashtuar

SHBA mposht Bosnje e Hercegovinën dhe kalon në 1/8 e finales, Balogun hero e më pas i përjashtuar
02/07/2026 - 09:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhtën Bosnje e Hercegovinën me rezultat 2-0 në stadiumin “Levi’s Stadium”....

Më shumëDetails

“Tre Luanët” përmbysin Kongon, Harry Kane shpëton Anglinë

“Tre Luanët” përmbysin Kongon, Harry Kane shpëton Anglinë
01/07/2026 - 20:02

Anglia ka shënuar një fitore të vështirë por tejet të rëndësishme përballë Kongos, duke triumfuar me rezultat 2-1, falë një dygolëshi nga kapiteni Harry Kane. Ndeshja nisi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Pronari i “Veda 2 Petrol”, Dashnim Miftari është arrestuari në aksionin kundër grupit të strukturuar kriminal naftëtarëve

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë