Që kur Eric Ten Hag u emërua si trajner i Manchester Unitedit, futbollistit Marcus Rashford i është kthyer shkëlqimi.
Sulmuesi anglez relizoi gol mbrëmë në fitoren e “Djajve të kuq” 4-1 kundër Chelseas. Rashford qëlloi në cak për herë të 17-të në këtë edicion në Premier Ligë, derisa ka edhe pesë asistime.
Përveç elitës së futbollit anglez, Rashford ka shkëlqyer edhe në gara tjera. 25 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në Evropa Ligë, gjashtë në Carabao Cup dhe një në FA Cup.
Në total këtë sezon Rashford ka realizuar gjithsej 30 gola.
Me këtë rast, ai u bë futbollisti i parë pas 10 viteve i Manchester Unitedit që arrin numrin e 30 golave brenda një edicioni, teksa i fundit që kishte shënuar mbi 30 gola ishte Robin Van Persie.