Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rexha: Me Ligjin për KPM-në, mazhoranca synon disiplinimin dhe kontrollimin e mediave

11/07/2024 - 20:46
në Kryesore, Lajme
A A
Rexha: Me Ligjin për KPM-në, mazhoranca synon disiplinimin dhe kontrollimin e mediave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës, pa prezencën e opozitës, ka miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe atë për Komisionin e Pavarur për Media.

Në PDK thanë se këto dy ligje do t’i dërgojë në Kushtetuese, ndërsa edhe ambasadorët e huaj u ankuan se sugjerimet e tyre nuk u morën parasysh.

E kryetari bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, vlerëson se ajo çfarë kemi parë sot në Kuvendin e Kosovës është një fatkeqësi dhe jo befasi, dhe se ligji për KPM-në ka qenë në mesin e tri ligjeve për të cilat Bashkimi Evropian ka tash e disa javë që i ka bërë thirrje mazhorancës që të mos i votojë për shkak se nuk i përmbushin standardet evropiane.

“Ne si AGK ka shumë kohë që kemi ngritur zërin kundër përpjekjeve të qeverisë për ta miratuar ligjin në formën e tillë dhe i kemi dhënë edhe vërejtjet tona, sugjerimet tona që janë publike, por mbi të gjitha organizatat kryesore, institucionet kryesore ndërkombëtare janë bërë bashkë në kuptim që Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës ka sjellë në Kosovë një eksperte të mediave, e cila e ka parë ligjin, ka folur me të gjithë aktorët dhe ka ardhur me konkluzon që shumica dërrmuese e këtij ligji nuk i përmbush standardet evropiane, nuk i përmbush standardet e Këshillit të Evropës, ku Kosova synon të anëtarësohet shumë shpejt, dhe si i tillë i ka bërë thirrje Qeverisë, Kuvendit që ta që ta kthejë prapa dhe të ketë një përfshirje më të madhe në hartimin e tij”.

“Por indikacionet ishin të tilla që Qeveria dhe partia në pushtet nuk do t’i marrë parasysh vërejtjet e ndërkombëtarëve dhe e kemi parë as të vendorëve – që na merr më pak seriozisht mbase, dhe e pamë që sot mezi e bënë kuorumin, pra sikurse edhe herëve të tjera që gjashtëdhjetë deputetë të jenë në sallë për ta votuar”, deklaroi Rexha në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se ligji për KPM-në gjithsesi duhej të bëhej dhe se në fakt është i vonuar, por mënyra se si është bërë dhe çfarë është shkruar në të dhe çfarë kjo qeveri dëshiron të bëjë, është pa asnjë diskutim një tentim për disiplinimin dhe kontrollimin e mediave dhe se ky është synimi i kësaj mazhorance.

“Një prej vërejtjeve kryesore të raportit të Këshillit të Evropës është përbërja e re e KPM-së dhe kompetencat që do të ketë mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së, e që do të bëhej direkt nga Kuvendi edhe që do të ketë pra hapësirë të manovrimit në kuptim të ndikimit që do të vijë nga politika”.

“Aktualisht janë shtatë anëtarë. Propozimi është që të bëhen 11 anëtarë, dhe me mënyrën se si Vetëvendosje është sjellë deri më tash, e kemi të qartë që do të dërgojë njerëz të dëgjueshëm në KPM, të cilët do të shkojnë pas mediave kritike. Dënimet shkojnë deri në 40 mijë euro, dhe gjithashtu frika është që janë joproporcionale dhe që mund të kenë efekt të mbylljes së një mediumi online, nëse zbatohen, pasi që shumica e tyre janë relativisht të vogla dhe me pak gazetarë, me pak punonjës”.

“Por, të gjitha indikacionet kjo qeveri ka dhënë edhe me mënyrën e sjelljes, me mënyrën se si flet ndaj mediave, qeveria e kryeministrit, deputetët, me në krye Dimal Bashën, që i kishte quajtur tradhtarë anëtarët e KPM-së për vendimet e tyre, pra tashmë vetëm sa e kanë bërë edhe me ligj, sepse në forma të tjera, me deklarata publike e akuza, kanë provuar ta shtrijnë këtë kontroll, tashmë e kanë mundësinë që ta bëjnë fatkeqësisht edhe me ligj”, përfundoi Rexha.

Kreu i AGK-së më tej theksoi se kanë parë paralajmërimin e së paku dy partive opozitare që ligjin në fjalë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo është forma më e duhur, më e mirë, dhe ne absolutisht besojmë që Gjykata Kushtetuese do të gjejë elemente të shumta në të cilat do të mund të konstatojë që në frymë ligji është antikushtetues, pra që e zvogëlon pluralitetin medial në Kosovë dhe ne jemi të gatshëm që ta ndjekim nga afër gjithë procesin me shpresën që vërtet do të ndodhë, siç e kemi parë edhe në shumë raste të tjera, që Gjykata Kushtetuese i ka kthyer mbrapa ligjet që i ka miratuar ky Kuvend dhe kjo Qeveri, dhe do shpresonim shumë që të njëjtën gjë ta bënte edhe për ligjin për KPM-në”, tha Rexha.

JU REKOMANDOJMË

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?
21/08/2026 - 22:45

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, por përgatitjet e Ministrisë së Arsimit po shoqërohen me vonesa në dy procese: furnizimin me...

Më shumëDetails

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’
21/08/2026 - 22:29

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes...

Më shumëDetails

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje
21/08/2026 - 22:18

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit,...

Më shumëDetails

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
21/08/2026 - 22:04

Kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar më nga e mërkura për të diskutuar rreth emrit të presidentit konsensual. Analistë politik vlerësojnë që...

Më shumëDetails

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë
21/08/2026 - 21:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit. Siç njofton IHMK, gjatë të shtunës do të mbajte mot i nxehtë, ku, temperaturat minimale do...

Më shumëDetails

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit
21/08/2026 - 21:26

Valon Lluka ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga Behgjet Pacolli, duke i cilësuar pretendimet e tij si shpifje dhe akuza të pavërteta. Lluka ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë