Pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve, Real Madridi është ndalur me barazim nga Shakhtar Donetsku.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Grupin F, “Los Blancos” ndanë pikët me skuadrës nga Donetsku.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wojska Polskiego” përfundoi me rezultatin 1:1.
Ukrainasit kaluan të parët në epërsi përmes Oleksandr Zubkov, i cili shënoi në minutën e 46-të.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Antonio Rudiger, i cili shënoi në minutat shtesë (90+5’) dhe ia siguroi skuadrës spanjolle së paku një pikë nga ky takim.
Real Madridi vazhdon të jetë lider në grup, tani me 10 pikë.
Shakhtar Donetsku renditet i treti me 5 pikë.