Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sabit Lladrovci: Ne ishim të plagosur nga helikopteri, me mitrolozë na shpëtoi Adem Jashari

20/12/2021 - 02:32
në Ndryshe
A A
Sabit Lladrovci: Ne ishim të plagosur nga helikopteri, me mitrolozë na shpëtoi Adem Jashari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sabit Hamit Lladrovci, është njëri ndër luftëtarët më të përkushtuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është biri i dëshmorit, Hamit Lladrovci, kushëri i Komandantit të mirënjohur të UÇK-së, heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe vëllait të tij, Ramiz Lladrovci, luftëtar i radhëve të para të UÇK-së, pjesëmarrës në shumë luftime prej fillimit deri në fund të luftës së UÇK-së.

Në bisedën e zhvilluar në studion e TV-Diellit, Sabit Lladrovci ka shpalosur shumë kujtime të luftës, nga ato që i ka përjetuar dhe në të cilat, gjithnjë ka marrë pjesë në radhët e para.

Ai kujton me pietet heroin e Kosovës, Fehmi Lladrovci, bashkëshorten e tij, heroinën, Xhevë Krasniqi Lladrovci, ka mjaft kujtime edhe me legjendarin, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij, Musë Jashari, pastaj Sabit Gecin, heroin, Rasim Kiçina, Jahir Hajdarin, heroin, Asllan Fazliu, komandantin dëshmor, Besim Mala e sa e sa të tjerë.

Duke folur për aksionin luftarak te “Lisat Gjashtënjakë”, mes fshatrave Qirez dhe Likoshan, më 28 shkurt të vitit 1998, Sabiti ka rrëfyer në hollësi, deri edhe në detaje, si ishin zhvilluar luftimet në atë ditë, e cila kishte marrë fund, me humbjen e forcave serbe, por edhe me tragjedinë e njohur të masakrimit të 24 anëtarëve të familjes Ahmeti, Sejdiu, Rexhepi, Nebihu, dhe të tjerë nga forcat kriminale të Milosheviqit, në shenjë hakmarrje për pësimet që i kishin pasur nga luftëtarët e Adem Jasharit në krye me Musë Jasharin e të tjerë.

“Në momentin kur policët serbë kishin filluar kontrollin e një traktori që e kishin ndalur në rrugë, ne ishim duke kaluar nëpër të njëjtin vend dhe ishim ndalur për të marrë një vendim. Musë Jashari ishte i mendimit që të mos sulmonim ne të parët, duke i ditur se ata do të hakmerreshin mbi popullatën civile.

Ai na urdhëroi të tërhiqeshim andej nga malet, mirëpo me të arritur te vendi i quajtur “Te Lisat Gjashtënjakë”, meqë ata na ndiqnin prapa, ne zumë pozicione dhe sapo u afruam, i sulmuan dhe i likuiduan. Në grup përveç meje dhe Musë Jasharit ishin edhe Rasim Kiçina, tani dëshmor i kombit, dhe Jahir Hajdari.

Duke menduar se i kishim vrarë të gjithë, isha nisur për t’ ua marrë armët, por Rasim Kiçina më ndaloi dhe më tha se mund të jetë ndonjë i gjallë, apo i plagosur dhe është më mirë të tërhiqemi drejt vendeve më të sigurta, Përderisa po kalonim një gardh njëri prej policëve të plagosur kishte shtënë në drejtimin tonë dhe më plagosi në këmbë. Pastaj jemi nisur me një qerre kuajsh të një fshatari dhe ndërkohë, pasi Musë Jashari ishte marrë vesh me radiolidhje me Sabit Gecin, ai erdhi me veturën e tij për të na tërhequr, mirëpo ishte vërejtur nga helikopteri i forcave serbe.

Ata kishin filluar të na bombardonin nga ajri, duke na goditur për anash dhe sipëri. Gjatë atyre manovrimeve, helikopteri na ka goditur sërish përmes një polici kaskader, i cili sulmonte nga shkallët e litarit nën helikopter. Kishte marrë plagë të rënda në këmbë, Sabit Geci, unë kisha marrë edhe plagë të tjera, po ashtu ishte plagosur edhe Musë Jashari. Helikopteri synoi të kthehet dhe të na marr sepse ishim të plagosur.

Sabit Geci provoi ta aktivizoi bombën që edhe ta vrasë veten por edhe ata te helikopterit. Por fatmirësisht atë moment i ra të fikët dhe erdhi Adem Jashari dhe e sulmoi me një mitrolozë të rëndë helikopterin dhe pastaj u tërheqën. Pasi ishim vendosur në shtëpinë e Fadil Bekës, në Ticë, për shërim kishte ardhur për të na vizituar vetë Komandanti Adem Jashari, daja i tij, Osman Geci, Nuredin Lushtaku e të tjerë. Komandanti na i uroi plagët e luftës dhe na përqafoi të gjithëve”, kujton mes tjerash, Sabit Lladrovci, ditën e luftimeve të 28 shkurtit të vitit 1998, në Qirez dhe Likoshan.

Ndërkohë në Kosovë kishte hyrë një grup i madh i armatosur i luftëtarëve të lirisë në krye me kushëririn e tij, Fehmi Lladrovci, bashkëshortja e Fehmiut, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe shumë luftëtarë të tjerë

Pasi ishte shëruar, sërish iu kishte kthyer aktivitetit luftarak në radhë e luftëtarëve më të afërt dhe me besnikë të Fehmi Lladrovicit.

Sabiti ka marrë pjesë në luftimet në Bardh të Madh, në Hade në Mihjen Sipërfaqësore më 29 –31 qershor të vitit 1998, me ç’ rast kanë rënë tre dëshmorë.

Sabiti ka komanduar pozitën e Qendrës, përballë forcave serbe në ofensivën e 22 shtatorit, duke sulmuar forcat e motorizuara, që ishin nisur nga Ferronikeli. Atë ditë, për shtatë orë rresht ishin mbajtur pozicionet, derisa artileria e rëndë dhe këmbësoria kishte vënë në rrethim njësitet luftarake të UÇK-së. Po atë ditë në pozicionin qendror të forcave të UÇK-së, në Grandinë, pas një rezistence heroike ballë për ballë forcave serbe, kanë rënë, Komandanti Fehmi Lladrovci, bashkëluftëtarja dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, luftëtarja, Fatime Hetemi nga Shala, luftëtari, Shefqet Zeka nga Prishtina, babai i Sabitit, Hamit Lladrovci, një ditë më vonë edhe luftëtarët tani dëshmorë: Behxhet Karaxha e Milaim Karaxha dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Pasi serbët na kishin vënë në rreth, u detyruam të tërhiqeshim dhe unë shkova në shtëpi ku e gjeta vetëm babën dhe ai më pyeti se a po luftohet ende. I tregova se jemi duke u tërhequr meqë forcat serbe ishin shumëfish më të mëdha në numër.

– A është vra ndokush më pyeti. Nuk i tregova për të rënët, por as për Fehmiun e Xhevën.

– Si me i lshue pozicionet pa u vra askush, ma ktheu.

– Eja i thashë, se shkiet veç sa nuk kanë hy në lagje.

– Jo, jo, e kam pushkën, tri bomba dhe mjaft municion. Këtu do të qëndroj e ti nisu sa më parë, më tha i vendosur për të mos u larguar me asnjë kusht.

Pas disa ditësh kur u ktheva, babën e gjeta në katin e lartë të shtëpisë, përballë dritares nga ku kishte luftuar dhe kishte rënë. Gjoksin e kishte pasur shoshë nga plumbat. Edhe ai kishte zbrazur shumë municion dhe një bombë dore.

Kisha frikë mos e kishin masakruar serbët dhe kur e pashë me plumbat në gjoks, e dija se ai kishte luftuar deri në fund, mora forcë dhe nuk u ligështova fare.

Lidhur me kujtimet e asaj dite, Sabiti është në gjendje të flasë me orë të tëra, sepse përkujton të gjitha luftimet në pesë pikat e njësive “Shkaba”, për shtatë-tetë orë qëndresë heroike të të gjithë luftëtarëve, përkujton si e ka nxjerrë trupin e Fehmiut dhe të tjerëve dhe ku dhe si i kanë varrosur, të rënët e asaj dite…

Pas rënies së Fehmiut, me bashkëluftëtarët e tij, Sabiti kishte formuar Batalionin e Parë të Brigadës 114, e cila mbante emrin e Komandantit, Fehmi Lladrovci, ndërsa Brigadën e kishte komanduar, Ilaz Kodra, bashkëluftëtar i Fehmiut. Batalioni, të cilin e kishte komanduar, Sabit Hamit Lladrovci kishte pasur mbi 600 luftëtarë të rregullt të sistemuar në rrjetin organizativ luftarak të Brigadës deri në mbarim të luftës.

Sabiti ka marrë pjesë në sulmin mbi Ferronikel, ku ishte baza më e madhe e forcave serbe të dislokuara, në Drenicë, në një aksion të bashkërenduar me komandantin e Njësive Speciale “Tigrat e Zinj”, Besim Mala dhe me komandantin nga Gradica, Asllan Fazliu në janar të vitit 1999…

Me nismën, punën dhe angazhimin e tij është botuar edhe monografia për Brigadën 114, Fehmi Lladrovci nga autori, Hamdi Thaçi.

( Bisedën në studion e TV-Diellit me veteranin dhe invalidin e luftës, Sabit Lladrovci, e zhvilloi, Ahmet Qeriqi)

JU REKOMANDOJMË

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës
30/08/2026 - 17:32

James Dooley, një biznesmen multimilioner nga Mançesteri, ka treguar disa nga rregullat e pazakonta që ndjek për të ruajtur martesën dhe për të balancuar punën me familjen. 42-vjeçari...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
25/08/2026 - 20:17

Këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin mund të përballen së shpejti me gjoba në Itali. Ministria italiane e Transportit ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat...

Më shumëDetails

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta
23/08/2026 - 17:11

Një natë të vitit 1974, Patty Hearst, 19 vjeçe, u rrëmbye nga banesa e saj. Familja e kërkonte me dëshpërim, ndërsa FBI-ja nisi hetime për ta gjetur. Por...

Më shumëDetails

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës

CNN artikull për shtegun që kalon nëpër Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: Një nga zonat e fundit të egra të Europës
20/08/2026 - 13:43

Nuk ka pika kontrolli apo kalime kufitare të dukshme që të prishin bukurinë e shtegut “Majat e Ballkanit”, e megjithatë nuk është e pazakontë që një ditë të...

Më shumëDetails

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët
19/08/2026 - 08:59

Një robot humanoid i kompanisë Unitree ka arritur një shpejtësi që, sipas kompanisë, tejkalon atë të sprinterit legjendar Usain Bolt gjatë rekordit të tij botëror. Roboti arriti një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë