Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sadiku dhe Bajrami: Japim 100% kundër Moldavisë, me mbështetjen e tifozëve arrijmë objektivin ‘EURO 2024’

09/06/2023 - 16:20
në Sport
A A
Sadiku dhe Bajrami: Japim 100% kundër Moldavisë, me mbështetjen e tifozëve arrijmë objektivin ‘EURO 2024’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë që do të zhvillohet më 17 qershor në shtëpinë e kuqezinjve, ‘Air Albania’ dhe më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë.

Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit kuqezi, ekipi ka nisur përgatitjet që prej të hënës së 5 qershorit, teksa grupi po kompletohet dita-ditës. Në prag të sfidës së parë ndaj Moldavisë, dy futbollistët e Kombëtares, Armando Sadiku dhe Adrian Bajrami dolën këtë të premte në një konferencë për media, ku iu përgjigjën edhe interesit të gazetarëve të pranishëm.

Nga rikthimi me ekipin kombëtar, te përshtypjet e para rreth ‘skuadrës së re’, Armando Sadiku nuk e fshëhu aspak kënaqësinë e ftesës së marrë nga trajneri Silvinjo. Sulmuesi kuqezi nënvizoi se nuk mungon cilësia në këtë grup, ndërsa theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të përsërisë suksesin e 2016. Sadiku nuk ngurroi të bënte një thirrje të hapur për të gjithë tifozët, të cilët janë mbështetja më e madhe e Kombëtares. Sulmuesi u shpreh se prania e tyre në stadium i jep më shumë motiv për ta fituar ndeshjen.

Rikthimi në Kombëtare dhe ftesa nga trajneri Silvinjo – E prisja që trajneri do të më thërriste. Kam biseduar disa herë me të, që prej emërimit të tij. Jam shumë i kënaqur që u riktheva dhe kisha shumë kohë që e prisja grumbullimin. Kur mora ftesën, isha shumë i lumtur.

Përshtypjet e para pas rikthimit – Kombëtarja ka shumë djem të rinj. Disa i njoh, disa janë të ri. Por, i njoh të gjithë. Është krijuar një grup shumë i mirë, me shumë cilësi. Jemi këtu të gjithë bashkë, me një qëllim. Jam shumë i kënaqur që jam sërish pjesë e Kombëtares, për të dhënë kontributin tim.

A ka kombëtarja potencial për të fituar? – Kemi shumë cilësi. Vetëm të shikosh se ku luajnë të gjithë mesfushorët që kemi në Kombëtare, është privilegj. Nuk e kemi pasur më parë. Ne sulmuesit duhet të jemi shumë të vëmendshëm në çdo aksion, që topat që do të na furnizojnë, t’i kthejmë në gola. Moldavia është një ekip i fortë dhe parashikohet që do të rrinë në mbrojtje. Do të jetë e vështirë. Por do të mundohemi që me rastet që do të kemi, t’i shfrytëzojmë. Kemi shumë besim te mesfusha jonë.

‘Heroi i EURO 2016’, a mendon Sadiku se mund të përsëritet historia? – Jam shumë i bindur dhe kam shumë besim. Grupi na e lejon, edhe pse nuk ka ekipe të dobëta. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit dhe nëse do të kemi edhe mbështetjen e të gjithë tifozëve, ta fillojmë me këmbën e mbarë në ndeshjen e parë që kemi në shtëpi kundër Moldavisë. Besoj që do t’ia arrijmë sërish atij qëllimi dhe shpresoj që të jemi sërish protagonistë si në 2016.

Trajneri Silvinjo ju cilëson si ‘simbol’, a ndjeni më shumë përgjegjësi? – Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë trajnerin. Kemi folur disa herë me të, më ka thënë që do të jem një lojtar i rëndësishëm dhe që do të kem një rol të rëndësishëm në ekip. Do të jem në dispozicion të tij sa herë që do të ketë nevojë për mua. Jam shumë i lumtur që më vlerëson dhe uroj që t’ia shpërblej në fushë. Duam të shkojmë sërish në Europian.

Thirrja për tifozët shqiptarë – Pa tifozët nuk do të kishim shkuar në Europian, pavarësisht mundit tonë 100%. Por pa mbështetjen e tifozëve, që na kanë pritur në çdo ndeshje, nuk do t’ia kishim arritur. I bëj thirrje të gjithë tifozëve që të na mbështesin në këtë ndeshje sepse kemi vërtetë nevojë dhe ne do t’’ia shpërblejmë në fushë. Do ta fitojmë ndeshjen dhe shpresoj që pas kësaj fitoreje, të vazhdojmë kështu dhe të kthejmë atmosferën e 2016, sepse të gjithë po e presim prej vitesh.

Konkurrencën në sulm dhe a pres të luaj ndaj Moldavisë – Konkurrenca është shumë e mirë sepse mundohesh që mos të gabosh dhe të përmirësohesh. Ato janë zgjedhjet e trajnerit, ne jemi futbollistë dhe duhet të pranojmë zgjedhjet e tij. Dhe duhet të jemi të gatshëm çdo moment që sa herë të na jepet mundësia, të japim maksimumin tonë.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë