Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SBASHK-u thotë se pas protestave nuk përjashtohen grevat e përgjithshme

15/12/2024 - 18:58
në Kryesore, Lajme
A A
SBASHK-u thotë se pas protestave nuk përjashtohen grevat e përgjithshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe përkundër protestës të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, më 4 dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë reflektuar ndaj kërkesave të tyre, thonë përfaqësuesit e kësaj sindikate.

Udhëheqësit sindikal thanë se në rast se edhe më tutje neglizhohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, do të merren hapat sindikal, duke mos përjashtuar edhe grevat e përgjithshme.

Ditë më parë përfaqësues të Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, e që njëra ndër to është nënshkrimi i Kontratës së re Kolektive, rritja e pagave, dhe votimi i ligjit për skemat pensionale. E, në mungesë të dialogut nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, kjo sindikatë thotë se është detyruar të angazhoi një ndërmjetësues, ashtu siç e parasheh ligji.

Nënkryetarja e sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës, se edhe pas protestës Ministria e Arsimit dhe Qeveria i kane neglizhuar.

“Edhe pas protestës, deri sot nuk ka pasur reflektim nga e ana e ministrisë se Arsimit. Ditën e mërkure me 11 dhjetor, sindikata e Arsimit ka angazhuar një ndërmjetmes ligjor ,ashtu si e kërkon procedura. Tash do të presim sipas afatit ligjor, se cilat do të jenë rezultatet pas angazhimit të ndërmjetësuesit”, ka thënë ajo.

Shala, tutje shtoi se në rast se edhe kjo përpjekje për të arritur dialog me ministrinë dhe Qeverinë, përmes ndërmjetësuesit ligjor nuk do të sjellë rezultate, kjo sindikatë do të vazhdojë me hapat sindikal, duke përfshirë edhe grevat në tërë sistemin arsimor.

“Në rast se nuk do të këtë reflektim edhe pas angazhimit të ndërmjetësuesit, ne do ta mbledhim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, si organi me i lartë në mes të dy kongreseve. Në atë mbledhje do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së aktiviteteve me të renda sindikale, si greva e përgjithshme që e patëm në vitin 2022 në terë sistemin arsimor”, ka thënë Shala

SBASHK-u në vazhdimësi ka ngritur akuza ndaj Qeverisë për presion ndaj sindikatës dhe mungesë të gatishmërisë për dialog. Akuza ka pasur ndaj Qeverisë edhe për anulimin e kontratës kolektive dhe mungesë të gatishmërisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.

Radio Kosova, edhe përkundër përpjekjeve, nuk ka mundur të marr një përgjigje nga Ministria e Arsimit, nëse do t’i përgjigjen pozitivisht sindikatës për një takim.

JU REKOMANDOJMË

Berisha – Ramës: Jep dorëheqje, është kërkesa ultimative e protestës

Berisha – Ramës: Jep dorëheqje, është kërkesa ultimative e protestës
15/10/2026 - 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si zgjidhjen e...

Më shumëDetails

Situatë e tensionuar edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë

Situatë e tensionuar edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë
15/10/2026 - 13:28

Situata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë. Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen në duart e Presidentes Shiroka-Pula, nis afati 8-ditor për dekretim

Ligji për Specialen në duart e Presidentes Shiroka-Pula, nis afati 8-ditor për dekretim
15/10/2026 - 13:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilin ia ka...

Më shumëDetails

Mustafa: Pasuritë e krijuara përmes krimit e korrupsionit duhet konfiskuar, rendi e ligji janë prioritet kombëtar

Mustafa: Pasuritë e krijuara përmes krimit e korrupsionit duhet konfiskuar, rendi e ligji janë prioritet kombëtar
15/10/2026 - 13:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘’rendi dhe ligji’’, janë prioritet kombëtar. Mustafa, ka shtuar edhe se, pasuritë...

Më shumëDetails

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve
15/10/2026 - 12:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë se gjatë gjashtë vjetëve të fundit nuk janë...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare të Kuvendit

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar deri më tani ulëse në Kuvendin e Kosovës
15/10/2026 - 12:42

Zgjidh gjuhën sq Albanian Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare të Kuvendit Viber Icon INDEKSONLINEE Enjte, 15 Tetor 2026 12:36 Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë