Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Senatorët amerikanë amendament Kongresit: SHBA të mbështesë marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke, jo shkëmbime territoresh

04/10/2025 - 10:13
në Lajme
A A
Senatorët amerikanë amendament Kongresit: SHBA të mbështesë marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke, jo shkëmbime territoresh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Senatorët amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i kanë prezantuar një amendament Kongresit amerikan përmes të cilit kërkojnë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe refuzim të politikës që mbështet ndryshimin e kufijve mes dy vendeve fqinje.

“Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”, thuhet në këtë amendament.

Në tekstin që mban datën 6 shtator, para se SHBA të pezullojë Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, po ashtu i bëhet thirrje qeverisë amerikane që të vendosë dialogë strategjikë me të dyja vendet pasi ato të kenë shfaqur angazhimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, raporton Gazeta Express.

Amendamenti është pjesë e një projektligji, i cili parashikon buxhetin për vitin fiskal 2026 për ushtrinë amerikane, ndërtimet ushtarake dhe aktivitetet mbrojtëse të Departamentit të Energjisë. Amendamenti, që aktualisht është në pritje të shqyrtimit, përfshin edhe çështje që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pozicionin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në hyrje, dy senatorët thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë një rajon pluralist dhe multietnik në zemër të Europës, i cili është vendimtar për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e këtij kontinenti.

“Vazhdimësia e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor është drejtpërdrejt e lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve dhe banorëve të këtyre shtatë vendeve.  Është në interesin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor të promovojnë rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në rajon”.

Më poshtë Neni 1280 që flet për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:

(a) Qëndrim i Kongresit.

Ky është qëndrimi i Kongresit që:

1.  Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u arrit midis Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, përbën një hap pozitiv përpara drejt avancimit të procesit të normalizimit midis dy vendeve;

2.   Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për të bërë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në pikën (1);

3.   Pasi të jetë arritur përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë mundësinë e nismave për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, që mund të përfshijnë:

(A) Krijimin e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe

(B) Nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet;

4.  Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.

(b) Shprehje e politikës shtetërore

Politika e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është që:

1. Të mos ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbime territoresh, ndarje ose forma të tjera të rishkrimin e kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të rajonit; dhe

2. Të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike që kanë karakterizuar më parë rajonin.

JU REKOMANDOJMË

“Orbani i ri”: Kush është presidenti i ri i Bullgarisë që u përplas me Zelenskyn

“Orbani i ri”: Kush është presidenti i ri i Bullgarisë që u përplas me Zelenskyn
19/04/2026 - 23:21

Në një nga videot më të suksesshme të fushatës së tij zgjedhore, ai filmon veten duke drejtuar një MiG-29. Si një mace me 7 shpirtra, gjenerali 62-vjeçar Rumen...

Më shumëDetails

Helm për minjtë në ushqimin për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet SPAR

Helm për minjtë në ushqimin për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet SPAR
19/04/2026 - 22:51

Si pjesë e një hetimi nga departamenti i hetimeve penale, ka dyshime se disa kavanoza të produktit ushqimor për fëmijë HIPP ‘Karrotë dhe Patate 190g’ janë helmuar nga...

Më shumëDetails

Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta
19/04/2026 - 22:43

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për 34 të arrestuarit për aktivitete bixhozi. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të...

Më shumëDetails

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren
19/04/2026 - 22:33

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe Prizrenin. Ky aks rrugor,...

Më shumëDetails

Shala: Ideja për shkëmbim territoresh lidhej me njohjen reciproke Kosovë–Serbi, s’pati plane konkrete

Shala: Ideja për shkëmbim territoresh lidhej me njohjen reciproke Kosovë–Serbi, s’pati plane konkrete
19/04/2026 - 22:00

Aktivisti dhe gazetari Blerim Shala ka deklaruar se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e lidhur ngushtë me njohjen formale reciproke mes dy shteteve....

Më shumëDetails

“Jo në kanale të WhatsAppit”, Çitaku thotë se Kurti s’u ka çuar ftesë të shkruar për takim – “donim të diskutonim për parimet”

Çitaku: Qeveria Kurti po merr merita për lirimin e policëve pa qenë fare e përfshirë në proces
19/04/2026 - 21:39

Nesër, me fillim nga ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    545 Shpërndaje
    Shpërndaje 218 Tweet 136
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Në aksionin kundër skemave piramidale dhe bixhozit u arrestua edhe Arbër Berani, pronari i fitnesit luksoz NOX Gym Athletics

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë