Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Senatori veteran republikan thotë se Presidenca e dytë e Trump është ‘periudha më e rrezikshme’ që nga Lufta e Dytë Botërore

05/09/2025 - 11:03
në Lajme
A A
Senatori veteran republikan thotë se Presidenca e dytë e Trump është ‘periudha më e rrezikshme’ që nga Lufta e Dytë Botërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bota gjatë presidencës së dytë të Donald Trump ka hyrë në një periudhë rreziku me “disa ngjashmëri me vitet ’30”, sipas Mitch McConnell, ish-udhëheqësit veteran të republikanëve në Senat.

McConnell i bëri komentet kryesisht duke iu referuar tarifave dhe çështjeve të jashtme, në një intervistë me Lexington Herald-Leader të botuar të mërkurën, ndërsa përgatitet të hyjë në vitin e tij të fundit në detyrë.

Duke e quajtur atë “periudha më e rrezikshme që nga para Luftës së Dytë Botërore”, McConnell ishte hapur kritik ndaj fiksimit të administratës Trump me tarifat tregtare, të cilat ai i krahasoi me politikat izolacioniste të SHBA-së në vitet 1930, të cilat historianët thonë se përshpejtuan një depresion global që hapi rrugën drejt konfliktit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Por, ndërsa kritikoi mungesën e përgatitjes së SHBA-së për t’u përballur me regjimet autoritare jashtë vendit, 83-vjeçari McConnell – senator që nga viti 1985 dhe udhëheqës i republikanëve në Senat për një rekord prej 18 vitesh derisa dha dorëheqjen në fillim të këtij viti, pastaj njoftoi daljen e tij në pension – nuk diskutoi lëvizjet e administratës Trump drejt autoritarizmit.

Ai gjithashtu shmangu çdo vetëkritikë për rolin e tij në forcimin e pushtetit të Trump. Si udhëheqës i shumicës në Senat, McConnell veproi për t’i mohuar Barack Obamës të drejtën për të emëruar një anëtar të Gjykatës së Lartë, ndërsa më vonë nxitoi t’i siguronte Trump-it një vend në këtë gjykatë vetëm pak javë para përfundimit të mandatit të tij të parë në vitin 2020.

Kjo e bëri McConnell-in arkitektin e shumicës ultrakonservatore 6-3 në Gjykatën e Lartë — një trupë që, sipas kritikëve, ka treguar besnikëri të tepruar ndaj Trump-it, veçanërisht me vendimin befasues të vitit të kaluar që i dha atij imunitet për veprime kriminale.

Në intervistë, McConnell tha se gjatë muajve të fundit, pasi ishte rikthyer në radhët e pasme të Senatit, ishte përqendruar tek “mbrojtja dhe politika e jashtme”. Ai shprehu shqetësimin për drejtimin në të cilin, sipas tij, politikat tregtare të Trump-it nën sloganin “Make America Great Again” (MAGA) po e drejtojnë botën.

“Mendoj se kjo është periudha më e rrezikshme që nga para Luftës së Dytë Botërore. Ka disa ngjashmëri tani me vitet ’30”, tha ai.

“[Presidenti i atëhershëm] Herbert Hoover nënshkroi projektligjin e tarifave Smoot-Haëley në vitin 1930, i cili besohet gjerësisht nga historianët dhe ekonomistët se e kishte shkaktuar depresionin në mbarë botën. Ata që ishin plotësisht të shqetësuar për të qëndruar larg të gjitha atyre që po ndodhnin në Europë quheshin ‘Amerika e Para’. Ju duket e njohur?”.

“Pra, çfarë kemi sot? Korenë e Veriut, Kinën, Rusinë, Iranin dhe përfaqësuesit e Iranit. Janë vende shumë të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët: Na urrejnë”.

Intervista u zhvillua para takimit të kësaj jave në Pekin të liderëve botërorë kryesisht armiqësorë ndaj SHBA-së, një takim autoritarësh, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë, Xi Jinping të Kinës dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut, të cilin disa analistë e shohin si një ripërcaktim të paprecedentë të ekuilibrit global të pushtetit.

Megjithatë, McConnell beson se SHBA-ja duhet të ishte e përgatitur tashmë për t’u përballur me sfidat e paraqitura nga ngritja e autokratëve në vende të tjera, por nuk e kishte bërë këtë. Ai përmendi, tërthorazi, dështimin e Trump për të trajtuar në mënyrë efektive pushtimin e Ukrainës nga Rusia, konfliktin më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, tani në vitin e katërt, në kufirin e NATO-s.

“Kur flet për përgatitje, ne nuk jemi të përgatitur siç duhet të jemi”, tha ai.

“Lidhur me Ukrainën, ajo që duhet të bëjmë është të shmangim titullin në fund të luftës, ‘Rusia fiton, Amerika humbet’. Kjo ka implikime të mëdha në mbarë botën”.

Por ai tha se pa gjithashtu përfitime financiare për SHBA-në në angazhimin e më shumë se 130 miliardë dollarëve në mbështetje të mbrojtjes ushtarake dhe ndihmës humanitare të Ukrainës, ndërsa Trump ka ndryshuar qëndrim në këtë çështje.

“Për ata që janë të shqetësuar për paratë, mendoj se është e rëndësishme të kujtojnë se rreth gjysma e parave u shpenzua në këtë vend, përfshirë Kentucky-n, [me] 38 shtete që modernizuan bazat tona industriale”, tha McConnell.

“Ne kemi dërguar armë të vjetra në Ukrainë”.

Pasi u largua nga detyra në vitin 2021, Trump i tha një konference donatorësh se McConnell ishte “një bir bushtre budalla” dhe më parë e kishte quajtur atë me nofkën “Korbi i Vjetër”. Në intervistën e Herald-Leader, McConnell hodhi poshtë mundësinë për t’u kundërpërgjigjur.

“Pikëpamja ime për punën e udhëheqësit, pavarësisht nëse je president apo udhëheqës i njërës prej partive, është thënia e Ronald Reagan që mendova se kishte më shumë kuptim. Ai kishte atë që e quajti urdhri i 11-të: ‘Mos fol keq për një republikan tjetër’”, tha ai.

Megjithatë, McConnell u duk i ndjeshëm ndaj një sugjerimi se po tërhiqej sepse ishte bërë jopopullor në Kentucky, i amplifikuar nga armiqësia e Nate Morris, biznesmenit republikan dhe ultra-besnikit të Trump që pritej ta pasonte atë si senator. “Unë jam njeri i Trump, jo njeri i McConnell”, ka thënë Morris.

McConnell tha se e kaluara e tij fliste për të. “Këto sugjerime se kush është popullor dhe kush jo më acarojnë shumë, sepse kur merr një pozicion udhëheqës, gjithmonë je në shënjestër”, tha ai.

“Si e gjykon popullaritetin? Shtatë fitore në Kentucky, nëntë fitore në konferencën [e republikanëve në Senat]”.

I pyetur se çfarë mendonte se do të ishte trashëgimia e tij, McConnell u shpreh se ishte më krenar për marrëveshjen e vitit 2004 për blerjen e duhanit në Kentucky, e cila u dha fermerëve të shtetit pagesa për të braktisur kultivimin e duhanit.

“Në nivel federal, do të ishin gjykatat”, shtoi ai.

Ai refuzoi të përgjigjej nëse mendonte që SHBA ishte në një pozitë më të mirë tani sesa para epokës së Trump-it. “Nuk jam i sigurt nëse ka kaluar mjaftueshëm kohë për të filluar të vlerësojmë se kush ka pasur ndikim dhe kush jo”, tha ai.

Por shtoi se kishte “menduar goxha” për faktin nëse njerëzit do të mendonin se ai kishte pasur ndikim. “Do të doja që secili të mund të thoshte: e dini, në fakt ai pati një ndikim pozitiv në vend”.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
03/08/2026 - 22:53

Është mësuar identiteti i dy infermierëve të arrestuar në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të cilët dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara...

Më shumëDetails

Kujdes nesër, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë

Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
03/08/2026 - 22:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident
03/08/2026 - 21:59

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të...

Më shumëDetails

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
03/08/2026 - 21:29

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një...

Më shumëDetails

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë