Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbët në Veri largojnë nga puna shqiptarët me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret

29/05/2026 - 23:44
në Kryesore, Lajme
A A
Serbët në Veri largojnë nga puna shqiptarët me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë bërë 5 muaj prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut.

Me të marrë detyrën, kjo parti nisi edhe vendimet për largim nga puna të shqiptarëve që punojnë në institucione atje.

Disa shqiptarë u detyruan të largohen nga puna që kryenin në zyrën e komuniteteve, në sallën e sporteve e nëpër institucione shëndetësore.

“Arsyetimi sipas tyre gjithmonë është se nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, ose nuk I plotësojnë kriteret. Unë jam shqiptar, 90 për qind janë serb aty, unë se di serbishten, ata nuk e dijnë shqipen, a është kusht apo problem, nuk e kanë kusht me ditë gjuhën serbe”, deklaroi asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi.

Azemi apelon që secili që ndihet i kërcënuar duhet të procedojë me ndjekje penale.

“Nëse ata e ndjejnë vetën se janë të kërcënuar, në njëfarë forme iu është bërë e padrejtë, mund ta procedojnë penalisht secilin, i cili e merr guximin të ushtrojë çdo lloj presioni që ai/ajo të largohet nga puna”.

Sipas zëvendës kryesueses së Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Aida Ferati-Doli, ka pasur raste që shqiptarët janë rikthyer në vendet e tyre të punës.

“Kemi një motër medicinale në Kodër të Minatorëve, që është larguar nga puna si i ka bë gjashtë muaj, për shkak të performances, po fatmirësisht që Këshilli po i kthen këta punëtorë, secili që po bën ankesë sepse po shkelen ligjet, duke I larguar”, u shpreh Ferati-Doli për Dukagjinin.

Largimet e tilla nga puna, sipas ish-zëvendës kryesuesit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut Skënder Sadiku, mund të ndodhin edhe për shkak të fushatës zgjedhore.

“Është kohë fushate, janë duke u keqpërdor edhe këto, mirëpo bëj apel tek partitë politike që të mos preket dinjiteti i qytetarit, të ruhen vendet e punës, të ruhet qytetari, ndërsa këta që kanë probleme duhet të drejtohen tek ata që e mbrojnë ligjin”, deklaroi Sadiku.

Largime nga puna të shqiptarëve në veri pas rikthimit në pushtet të Listës Serbe, u raportuan edhe në janar të këtij viti, saktësisht në komunën e Zveçanit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë