Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA ia bën të qartë se ai është problemi, Kurti përpiqet t’i mbajë gjallë raportet duke takuar atje “parlamentarë” amerikanë

01/10/2025 - 14:38
në Lajme
A A
SHBA ia bën të qartë se ai është problemi, Kurti përpiqet t’i mbajë gjallë raportet duke takuar atje “parlamentarë” amerikanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë përkeqësuar, dialogu strategjik është pezulluar dhe bashkëpunimi tash për tash është ndalur. Arsyeja: Veprimet e Albin Kurtit. Departamenti amerikan i Shtetit tha se ia ka bërë të qartë atij shqetësimet e Washingtonit dhe se ato nuk lidhen “me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm”. Ambasada amerikane e ka lënë të hapur derën për “përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit”, por kërkon “hapa konkretë” nga kryeministri në detyrë, i cili foli si “aleat i besuar” në një diskutim në New York ku tha se ka “partneritet strategjik në zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur të pasaktë dhe përpjekje për t’i ikur thelbit një arsyetim të Albin Kurtit mbi vendimin e Washingtonit për ta pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën.

Nga New Yorku, ku po qëndron tash e disa ditë, kryeministri në detyrë e përmendi sundimin e ligjit si arsye, kur në një diskutim me të rinj të dielën iu kërkua shpjegim për pezullimin e dialogut strategjik.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se ia kanë shprehur Kurtit shqetësimet lidhur me veprimet e tij, të cilat u përmendën si arsye kur ambasada amerikane në Prishtinë më 12 shtator njoftoi për vendimin.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, ka thënë një zëdhënës i DASH-it për Nacionalen.

Ai tha se po kërkojnë “një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdestare. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, ka thënë ky zëdhënës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha të martën se “dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit”.

“Megjithatë, kjo kërkon hapa konkretë nga kryeministri në detyrë Kurti për të ulur tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet ekonomik të ndërsjellë. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës amerikane për Kohën.

Gjatë atij bashkëbisedimi me të rinj në SHBA, Kurti pranoi se ka probleme me partnerin kryesor të vendit që e udhëheq, e lavdëroi veten dhe pati disa vërejtje për Washingtonin. Për pezullimin e dialogut strategjik, tha: “Është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”.

Në një organizim të Institutit Hudson në New York të hënën, ku u diskutua se si mund të thellohet bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-në “në mbrojtje, në zhvillim dhe në sigurimin e sigurisë së qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”, Kurti s’ishte po aq i rreptë.

Në fjalën e tij, Kurti foli për “partneritet strategjik në zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Pasi kujtoi se çfarë ka bërë SHBA-ja për Kosovën, ai tha se vendi i vogël ballkanik është “një aleat i besuar”.

“Rreshtimi ynë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n është parimor dhe pragmatik”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se dallimet e Kosovës me SHBA-në “mund të lindin për çështje taktike”, por shtoi se “për strategjinë dhe vlerat jemi në të njëjtën linjë”.

“Drejtimi është i qartë: Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në interesa dhe po përparojnë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta”.

Në diskutimin me të rinj, më herët, Kurti tha se disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se Kosova nuk po e ndihmon Washingtonin që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse.

“Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha ai.

Në diskutimin tjetër të Hudson, Kurti u shpreh ndryshe.

“Kosova nuk po kërkon të shihet vetëm si përfituese e mbështetjes së NATO-s dhe ShBA-së. Ne jemi një kontribues sigurie, një partner zhvillimi ose një aleat i palëkundur. Në një rajon ku ndikimi rus shfrytëzon përçarjet, Kosova qëndron fort me Shtetet e Bashkuara – në fjalë, në politika dhe në veprime. Pres me padurim diskutimin e sotëm se si mund ta thellojmë më tej këtë bashkëpunim, në mbrojtje, në zhvillim dhe në sigurimin e sigurisë së qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ndryshe, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, duke bërë një bilanc për takimet e Kurtit në New York, tha se ai “takoi tre kryeministra shtetesh, gjashtë kongresistë dhe katër senatorë amerikanë”.

Vetë Kurti, pas takimeve tjera, bëri një numërim të ri, ku tregoi se senatorët dhe kongresitetët ishin në fokus.

“Diskutuam me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë, prej tyre gjashtë nga radhët e demokratëve dhe katër nga Partia Republikane”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë
27/07/2026 - 11:45

Drejtori i departamentit të ujit dhe gjenerimit në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Ernest Kerqeli, ka deklaruar se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” në  Zubin-Potoku, më 29 nëntor 2024, ka shkaktuar...

Më shumëDetails

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
27/07/2026 - 11:24

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar rreth zgjedhjes së presidentit, me ç’rast ka thënë se nuk ka synime të veçanta për këtë post...

Më shumëDetails

Blerta Deliu-Kodra dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”

Blerta Deliu-Kodra dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”
27/07/2026 - 11:16

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku ka dorëzuar kallëzim lidhur...

Më shumëDetails

Konjufca: Ka gatishmëri nga LDK, PDK dha qëndrime të vjetra

Konjufca: Ka gatishmëri nga LDK, PDK dha qëndrime të vjetra
27/07/2026 - 10:39

Zëvendësministri në detyrë, Glauk Konjufca është deklaruar lidhur me procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Gjatë një konference për media, Konjufca deklaroi se gjatë takimeve...

Më shumëDetails

Ministri francez Haddad: Prania ime në Kosovë është dëshmi e miqësisë mes dy vendeve

Ministri francez Haddad: Prania ime në Kosovë është dëshmi e miqësisë mes dy vendeve
27/07/2026 - 10:23

Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Francës dhe Kosovës, duke vlerësuar bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite dhe mbështetjen që...

Më shumëDetails

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji
27/07/2026 - 10:11

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës Prizrenin kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Më e rënduar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë