Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shembull i keq: Bedri Hamza nuk distancohet nga kandidati për deputet i PDK-së që pengoi lirimin e pronës publike

29/05/2026 - 16:51
në Kryesore, Lajme
A A
Shembull i keq: Bedri Hamza nuk distancohet nga kandidati për deputet i PDK-së që pengoi lirimin e pronës publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës sot ka arrestuar kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, pasi ky i fundit kishte hyrë brenda hapësirës ku po rrënohej objekti i pompës Patroni e ndërtuar në pronë të Ministrisë së Bujqësisë.

Lidhur me këtë rast ende nuk ka një reagim nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me veprimin e kandidatit të partisë së tij për deputet, i cili po pengonte aksionin e organeve të rendit për lirimin e hapësirave publike, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Hamza përmes këtij veprimi po jep shembull të keq, duke mos nxjerrë asnjë zë për anëtarin e partisë së tij, i cili mundohej të pengonte zbatimin e ligjit.

Aq më shumë kur jemi në fushatë zgjedhore dhe partitë politike do të duhej të ishin të kujdesshme në mesazhin që japin për zbatimin e ligjit në vend.

Kryeziut disa herë ju kërkua largimi nga ajo hapësirë nga zyrtarët policor por ai vazhdonte të kërkonte dokument për rrënimin e objektit, që siç thotë është e dajës së tij.

Ndryshe ministria e Bujqësisë ka njoftuar se me vendim të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, sot ka filluar rrënimi i objekteve të ndërtuara në pronën që i takon Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Njoftimi i plotë i MBPZhR-së:

Me vendim të Ministrit në detyrë Armend Muja fillon lirimi dhe rikthimi në funksion publik i pronës 1.2 hektarëshe të MBPZhR-së:

Me vendim të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, sot ka filluar rrënimi i objekteve të ndërtuara në pronën që i takon Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm drejt kthimit të pronës publike në funksion të interesit qytetar dhe zhvillimit institucional të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, sot është zbatuar edhe vendimi i gjykatës lidhur me këtë pronë, duke respektuar plotësisht procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi.

Prona, me sipërfaqe totale prej 1.2 hektarësh, është në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe do të shfrytëzohet për projekte me interes publik.

Sipas planifikimeve institucionale, në këtë hapësirë do të krijohet një zonë e gjelbër, si dhe do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, projekt ky me rëndësi për zhvillimin institucional dhe urban të vendit.

Ministri në detyrë, Armend Muja, ka theksuar se institucionet do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo uzurpimi, ndërtimi pa të drejtë apo shfrytëzimi të paligjshëm të pronës publike, duke garantuar mbrojtjen e interesit publik dhe administrimin e rregullt të pronave në dobi të qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi

S’shkoi në punë për 7 vjet, aktakuzë ndaj zyrtarit për kulturë të Kllokotit – rreth 40 mijë euro dëmi
29/05/2026 - 16:27

Qe nga viti 2019 deri në mars të vitit 2026, zyrtari për kulturë, rini, sport i komunës së Kllokotit, S.S. i cili ishte edhe menaxher i bibliotekës në...

Më shumëDetails

Përfundon ushtrimi i parë ushtarak NATO-Serbi, gjenerali amerikan e quan “sukses të jashtëzakonshëm”

Përfundon ushtrimi i parë ushtarak NATO-Serbi, gjenerali amerikan e quan “sukses të jashtëzakonshëm”
29/05/2026 - 16:20

NATO përmes një komunikate për media ka njoftuar për përfundimin e parë të stërvitjes së përbashkët me forcat serbe. Në njoftim thuhet se kjo stërvitje shënon një moment...

Më shumëDetails

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin ‘Skënderbeu’
29/05/2026 - 16:08

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me refuzimin e kërkesës për mbajtjen e një tubimi politik në sheshin “Skënderbeu” në...

Më shumëDetails

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat për Rezervat Shtetërore
29/05/2026 - 16:04

Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në WhatsApp të zhvilluara në një grup privat mes ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekserit të mallrave të Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe...

Më shumëDetails

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë

7-shi PDK Rraman Rama e nis diten me vëllain e Kadri Veselit: Së shpejti do ta pimë kafenë e mëngjesit me burrat më të mirë të kombit, që po mbahen padrejtësisht në Hagë
29/05/2026 - 15:44

Gjeneral Rrahman Rama, kandidat për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, ka zhvilluar një takim të mëngjesit me Ismet Veselin, vëllain e Kadri Veseli. Në një...

Më shumëDetails

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV thirrje konsumatorëve ta kthejnë ku e kanë blerë
29/05/2026 - 15:33

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produkt ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova, i prodhuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    686 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 172
  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë