Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkelja e të drejtave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Kemi bërë çfarë kemi mundur e kemi ditur

24/04/2026 - 15:28
në Lajme
A A
Kurti i gatshëm t’i pres prokurorët në zyre për ftesën që iu bë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se nuk është interesuar shumë në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut për ish-krerët e UÇK-së.

Ai nuk ka treguar nëse i ka informuar partnerët e Kosovës në lidhje me shqetësimet për shkeljen e të drejtave të çlirimtareve në Hagë në procesin gjyqësor kundër tyre.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e deputetes se PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë se Kosova e ka trajtuar me seriozitet këtë çështje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e trajton me seriozitet çdo shqetësim që lidhet me respektimin e të drejtave të njërit përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, në këtë drejtim komunikimi institucional me partnerët ndërkombëtar është i vazhdueshëm dhe i strukturuar duke i zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me natyrën e ndjeshme të proceseve”, ka thënë ai, duke përmendur edhe veprimet tjera.

“Po ashtu, nuk kemi hezituar të ngrejm zërin kundër vendimeve të padrejta ndaja krerëve të UCK-së siç ishte përshembull moslejimi i ish presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij si dhe pranimi i dokumeteve zyrtare të shtetit gjenocidal të Serbisë si prove në procesin gjyqësor atje”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Qeveria ka bërë çfarë ka mundur e sa ka ditur.

“Me çfarë kemi mundur e kemi ditur, nuk kemi pasur rezerva e as nuk jemi kursyer. Gjatë këtyre 5 vite e gjysmë gjethej janë ndarë nga Republika e Kosovës mbi 37 milionë për mbrojtjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë. Pra nuk jemi kursyer për t`i mbrojtur me avokatët që janë përzgjedhur prej vete atyre”, ka thënë ai, duke përetenduar edhe një kontribut specifik.

“Kontributi më i madh që unë si kryeministër e kam dhënë për këtë çështje është kur si deputet i Kuvendit të Republikës nuk e kam votuar ndryshimin kushtetes dhe as ligjin për Dhomat e Specializuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Më pas, deputetja e PDK-së e ka pyetur Kurtin, pse nuk po e zhbën Specialen.

“Fillimisht i përmende fondet, janë jashtëzakonisht të rëndësishme, mirëpo e ke pasur mundësinë që me e rritë fondin mbrojtës sepse e di dhe je i njoftuar në detaje se nuk është i mjaftueshëm.”, ka deklaruar ajo, duke e vazhduar polemiken e saj.

“Krejt fuqinë me e zhbë atë gjykatë. Pasi që je kaq shumë kundër saj dhe thatë se nuk e keni votuar. Pse nuk po e merr iniciativë me e zhbë atë gjykatë? E dimë të gjithë standardet që janë duke i aplikuar. Kryeministër mbi të gjitha, duke i mbrojtur çlirimtarët tanë, e mbron historinë dhe e mbron të drejtën tonë për të qenë shtet, e mbron luftën tonë çlirimtare dhe mbi të gjitha e mbron të ardhmen e këtij vendi.”, është shprehur ai.

Lidhur me shkelen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është dekalruar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot.

Gjatë një vite në Kosovë, ai ka thënë se nuk i posedon të gjitha detajet e nevojshme për të dhënë një vlerësim të plotë, duke theksuar se nuk dëshiron të japë përgjigje të pasakta pa verifikim paraprak të informacionit.

“Për të qenë krejt i ndershëm, unë nuk kam të gjitha detajet në lidhje me situatën për të cilën po flisni. Kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje. Nuk dua të improvizoj përgjigje dhe të bëj gabime. Do të kontrolloj me ekipin tim dhe do t’ia përcjell një qëndrim kolegut tim”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 150 të lënduar nga protestat në Tiranë

Mbi 150 të lënduar nga protestat në Tiranë
16/10/2026 - 19:47

156 persona janë lënduar gjatë katër ditëve të protestave në Tiranë, prej të cilëve 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 14 kalimtarë, sipas ministrit të Brendshëm të Shqipërisë,...

Më shumëDetails

U kritikua nga Trump, reagon Zelensky

U kritikua nga Trump, reagon Zelensky
16/10/2026 - 19:43

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai “po mbron vetëm interesat e Ukrainës”, pas kritikave të ashpra nga Donald Trump, i cili e quajti “turp” valën e re...

Më shumëDetails

Merz: Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, çështjet e vogla “lokale” me Kroacinë janë të zgjidhshme

Merz: Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, çështjet e vogla “lokale” me Kroacinë janë të zgjidhshme
16/10/2026 - 19:33

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE dhe se kërkesat e paraqitura nga kryeministri kroat Andrej...

Më shumëDetails

Deputeti i VV Bylbyl Sokoli thumbon Përparim Ramën: Ai është mirë me pastru Prishtinën para Lojërave Mesdhetare

Deputeti i VV Bylbyl Sokoli thumbon Përparim Ramën: Ai është mirë me pastru Prishtinën para Lojërave Mesdhetare
16/10/2026 - 19:26

Deputeti i LVV, Bylbyl Sokoli, në një intervistë në emisionin Frontal të T7 ka folur për lojërat Mesdhetare dhe përplasjet e fundit mes kreut të Prishtinës, Përparim Rama,...

Më shumëDetails

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët
16/10/2026 - 19:18

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë. Në një deklaratë,...

Më shumëDetails

Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon

Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv – janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon
16/10/2026 - 19:12

Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë