Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria prag ndeshjeve me Çekinë dhe Poloninë/ “Rrëfehen” Roshi, Muçi, Strakosha Berisha dhe Hysaj

05/09/2023 - 15:20
në Sport
A A
Shqipëria prag ndeshjeve me Çekinë dhe Poloninë/ “Rrëfehen” Roshi, Muçi, Strakosha Berisha dhe Hysaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024, që “kuqezinjtë” do të zhvillojnë ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.

Duke folur për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit një pjesë e lojtarëve si Odise Roshi, Ernest Muçi, Thomas Strakosha, Etrit Berisha apo edhe Elseid Hysaj u shfaqën shumë entuziastë dhe gati për të dhënë më të mirë.

Roshi theksoi se ndjen gjithmonë kënaqësi si ditën e parë kur bashkohet me Kombëtare, ndërsa shtoi se janë të karikuar për ndeshjet që kanë.

“Si gjithmonë kthimi në Kombëtare është krenari. Ashtu siç jam ndjerë kur kam qenë 19 vjeç edhe sot është shumë kënaqësi. Kombëtaren e kam gjetur me shumë ndryshime, si nga trajneri, stafi, fusha e stërvitjes, hoteli që po qëndrojmë në Tiranë. Çdo gjë është ok, jemi takuar sot me çunat dhe i shikoj shumë të karikuar. Jam shumë i bindur në vetvete se ky grup shkon pothuajse 100% në kampionatin Europian. I garantoj të gjithë që do japim maksimumin. Nga ndjesia ime jam shumë i bindur që do shkojmë në kampionatin Europina 2024”, deklaroi ai.

Ernest Muçi nga ana tjetër u shpreh se një ftes nga Kombëtarja të nxit që të japësh më të mirën dhe maksimumin tënd.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares dhe që mora një ftesë për këto ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne. Besoj që do japim maksimumin të gjithë. Gjithmonë ne bëjmë shaka me njëri-tjetrin ‘jo do fitoj Polonia ose do fitojmë ne’, por besoj që të dielën do e shikojmë se kush do dali fitues. Kur të merr Kombëtarja mundohesh të japësh më të mirë, pasi roli sulmues është shumë i rëndësishëm, duhet të shënosh dhe të ndihmosh ekipin me gola. Kështu që ndjehem shumë mirë dhe shpresoj që të arrij ta ndihmoj ekipin që të fitojmë apo që të marrim rezultate të mira në të dyja ndeshjet. Ne duhet të japim maksimumin që të jemi pjesë e Europianit 2024. Falenderojmë të gjithë tifozët që do vijnë të na shikojnë dhe do japim më të mirën në të dyja ndeshjet”, -tha sulmuesi.

Thomas Strakosha vijoi duke thënë se po punojnë dhe ndjehet mirë.

“Dita e parë, shumë e bukur me diell jashtë, punojmë mirë dhe ishalla bëjmë një ndeshje siç duhet”, theksoi ai.

Ndërsa portieri tjetër i “kuqezinjve”, Etrit Berisha vijoi duke thënë se kanë ardhur shumë të motivuar.

“Po bëhemi gati. Të shohim, jemi të gjithë, kemi ardhur me një motiv shumë të lartë dhe shpresoj të kemi sukses”, shtoi gardiani i Empolit.

Për ta mbyllur në fund, Elseid Hysaj e vendosi theksin te forma e mirë që kanë dhe te atmosfera e grupit.

“Ndjehem shumë mirë. Është dita e parë, ndjehem gjithmonë mirë ditën e parë, jemi të gjithë të kënaqur, të gjithë ishim mirë, bëmë batuta. Ndeshjen e fundit e luajta, isha në formë dhe jemi gati për këto ndeshjet që kemi”, përfundoi mbrojtësi. /SS/

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë